|
Europa ka nevojë për Eurobonde
Nga Enrico Cucchiani
Ne jetojmë në kohë të jashtëzakonshme. Të hënën, aksionet në sektorin bankar Italian filluan në 2.6% dhe u rritën në 4% herët në mëngjes, pas lajmeve që bankat në Spanjë do të ndihmoheshin. Më pas tubimet ndaluan. Pas mbylljes së tregjeve, indeksi bankar Italian kishte pësuar një rënie me 6.5%, dhe aktivitetet e tregtimit në disa banka Italiane ishin pezulluar për shkak të rënieve drastike të çmimit të aksioneve të tyre. Në momentin që shkruaj, rënia vazhdon.
Si mund të jetë kjo racionale? Gjatë analizës së reagimit nga komentuesit u tregua se arsyet e kuotuara për rritjen bazohen kryesisht në fjalën “ndihmë” dhe arsyet për rënien variojnë nga rreziku i borxhit shtetëror deri në prekjen e sektorit bankar. Ndërsa ne të gjithë mund të lidhemi me këto emocione, pa dyshim që nevojitet një kuadër më racional dhe analitik mendimi.
Megjithatë, problemi me kuadrin analitik tregon se sa misterioz është tregu. Larg nga fjalët e urta që tregjet pëlqejnë sigurinë, faktet përkundrazi mbështesin një kundërargument – fakti që tregu aktualisht lulëzon në bazë të pasigurisë.
Bankat spanjolle janë të ekspozuara ndaj faktorëve shumë specifik të cilët janë përhapur shumë në një industri të veçantë – pronat e paluajtshme – për shumë vite. Tani që kjo flluskë është çarë, bankat janë duke korrur produktin e asaj që kanë mbjellë gjatë shumë viteve. Flluska e pronave të paluajtshme i ka dëmtuar shumë bilancet e bankave Spanjolle. Në një ekonomi që po tkurret pa perspektivë për të gjetjen e rrugës për të dalë nga vështirësitë, qeveria spanjolle kishte si opsion të shpëtonte bankat e saj dhe në fakt kishte pak mundësi reale për ta arritur këtë pa ndihmën Europiane.
Në ndryshim nga kjo situatë Italia, ku bankat janë të kapitalizuara mirë me bilance të forta, nivel të ulët të sistemit të levave financiare, aftësi të mëdha financimi me çmime të arsyeshme falë një niveli klientësh individë me mirëqenie dhe të besueshëm – si dhe kanë një situatë të mirë likuiditeti.
Italia gëzon një nga raportet më të larta të pasurisë ndaj PBB më botë dhe individët nuk janë debitorë. Deficiti i buxhetit italian është ndër nivelet më të ulta në Europë dhe vendi ka një tepricë kryesore të rallë e cila pritet të konfirmohet në vitin 2012 dhe të përmirësohet më tej në vitin 2013, kohë në të cilën qeveria është angazhuar të arrijë një buxhet të balancuar. Italia veriore është një pjesë kryesore e brezit të industrializuar vibrant i cili shtrihet nga Hamburgu në veri deri në Firence në jug, dhe industria e saj është mjaft e diversifikiuar me lider të tregut në sektorët kryesor të eksportit. Rritja e eksportit në vitin 2011 ishte në të njëjtën linjë me atë që kanë parë kampionët e Europës – Gjermania. Kushtet themelore industriale të Spanjës dhe Italisë nuk mund të ishin më të ndryshme – dhe sërish tregjet ende insistojnë që të përfshijnë të dy vendet së bashku.
Pa dyshim është detyra jonë si drejtues biznesi të angazhohemi me tregun dhe të shpjegojmë karakteristikat kryesore të kompanive tona, si dhe kushtet makroekonomike në të cilat ne operojmë. Tregu duhet të lulëzojë në bazë të këtyre informacioneve, por është e qartë se tregjet aktuale po nxiten më shumë nga sentimentet se nga realiteti. Ajo që duhet tani është një përpjekje e përqëndruar për llogari të drejtuesve politik të Europës për të ndryshuar këtë sentiment. Zgjidhjet reale afat-gjata do të vijnë vetëm nëse drejtuesit dhe liderët Europianë ecin përpara më një program integrimi të thellë ekonomik. Nëse do të krijojmë një mjedis ku bizneset Europiane ndjehen të aftë për të investuar për rritje, duhet një sens shumë më i madhe emergjence midis udhëheqësve politik.
Në muajt e ardhshëm, ose javë, do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me Europën në dekadën tjetër. Nëse ne nuk duam të mbetemi skllevër të tregjeve financiare të paqëndrueshme, ku nacionaliteti është skllav i frikës, ne meritojmë dhe shpresojmë që drejtuesit tanë politik të veprojnë më mirë.
Është koha që të jemi proaktiv se sa reaktivë pa dëshirë dhe të pavendosur. Është koha që të pranojmë që vonesat politike krijojnë sprede më të larta dhe kosto më të larta huamarrje të cilat mbysin ekonominë reale. Pasojat e kësaj janë të qarta: deindustrializimi i komponentëve kryesor të Europës dhe papunësia në rritje, kostoja sociale është jashtëzakonisht e lartë dhe e papranueshme.
Kjo nuk është koha që të lejojmë pikëpamjet e paqarta filozofike të shndërrohen në alibi burokratike. Është koha që jo-virtuozët të heqin dorë nga disa borxhe shtetërore – është koha për Eurobonde.
Eurobondet do të ulin koston e huamarrjes dhe nëpërmjet kushteve të tyre, mund të zbatohet disiplina për shtetet e eurozonës duke ndërprerë ciklin vicioz të raporteve në rritje të borxhit ndaj PBB të cilat shkaktojnë zgjerimin e "spredet" dhe rrezikojnë vetëbesimin e tregut.
Z. Cucchiani është Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo-s, bankës më të madhe të Italisë.
THE WALL STREET JOURNAL |