|
Çfarë normash interesi dhe afatesh më ofron kjo depozitë ?
Depozita elektronike ABAdirect ofron interesa preferenciale, të cilat janë më të larta se ato që aplikohen për një Depozitë normale me afat. Në këtë mënyrë nëse ju dëshiron t’i menaxhoni dhe investoni më mirë kursimet e juaja, mund ta bëni këtë duke hapur një sërë depozitash elektronike me afat 1, 3, 6 mujore ose 1 vjeçare.
ABAdirect ofrohet në të gjitha monedhat kryesore
A ka ndonjë minimum ?
ABAdirect ofrohet duke filluar nga shumat përkatëse si më poshtë:
-
LEK min: 100,000
-
EUR min: 1,000
-
USD min: 1,000
|
Çfarë duhet të bëj për të investuar fondet e mia në depozitën elektronike ABAdirect ?
Për të hapur një depozitë elektronike ABAdirect, ju duhet të abonoheni në shërbimin tonë të internetit – ABAflex. Më pas, ABAdirect është i disponueshëm falas dhe ekskluzivisht vetëm për ju si klientë individë që keni ose përdorin shërbimin tonë ABAflex.
Informacione shtesë
|