Ju mund ta përdorni kartën në miliona Makina ATM që shfaqin shenjat dalluese VISA dhe/ose MasterCard, në Shqipëri dhe jashtë saj, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Gjithashtu, ju mund të përdorni kartën për të kryer pagesa për mallra apo shërbime në çdo pikë shitje në botë ku shfaqen shenjat dalluese VISA dhe/ose MasterCard. Kartat e Intesa Sanpaolo Bank Albania (duke përjashtuar kartën VISA Electron) mund të përdoren dhe për të kryer rezervime në hotele, prenotime biletash udhëtimi, blerje nëpërmjet Internetit, etj.
Lista e vendndodhjeve të ATM-ve / Bankomateve
Informacione të Detajuara (Pyetje - Përgjigje)
Veprime që duhen dhe që nuk duhen kryer!
Cfarë duhet të bëj nëse humbas apo më vjedhin kartën?
Raportoni humbjen apo vjedhjen e kartës menjëherë tek dega apo agjensia më e afërt e Intesa Sanpaolo Bank Albania, ose telefononi Helpdesk në numrat e telefonit: +355 4 2276 222 ose +355 4 2276 223, gjatë orarit të punës. Jashtë orareve të Bankës, në fundjavë apo gjatë pushimeve, ju lutemi telefononi në këtë numër celulari: +355 69 20 80 903.