Ju mund ta përdorni kartën në miliona Makina ATM që shfaqin shenjat dalluese VISA dhe/ose MasterCard, në Shqipëri dhe jashtë saj, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Gjithashtu, ju mund të përdorni kartën për të kryer pagesa për mallra apo shërbime në çdo pikë shitje në botë ku shfaqen shenjat dalluese VISA dhe/ose MasterCard. Kartat e Intesa Sanpaolo Bank Albania (duke përjashtuar kartën VISA Electron) mund të përdoren dhe për të kryer rezervime në hotele, prenotime biletash udhëtimi, blerje nëpërmjet Internetit, etj.
Çfarë duhet të bëj në qoftë se humbas apo më vjedhin kartën?
Raportoni humbjen apo vjedhjen e kartës menjëherë tek dega apo agjensia më e afërt e Intesa Sanpaolo Bank Albania, ose telefononi Helpdesk në numrat e telefonit:
+355 4 2276 222 ose +355 4 2276 223, gjatë orarit të punës. Jashtë orareve të Bankës, në fundjavë apo gjatë pushimeve, ju lutemi telefononi në këtë numër celulari:
+355 69 20 80 903.