intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

BASH dhuron llogari FUTURA për Fëmijët që Lindin në datë 1-Qershor

spacer
1 Qershori është Festa Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe si e tillë ajo festohet nga të gjithë fëmijët dhe familjet kudo që ndodhen. Me këtë rast edhe Banka Amerikane e Shqipërisë, ka bërë përgatitje ta festojë këtë Ditë sëbashku me familjet e fëmijëve që lindin në këtë datë.
home

BASH dhuron llogari FUTURA për Fëmijët që Lindin në datë 1-Qershor

Tiranë, 1 Qershor 2007 - 1 Qershori është Festa Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe si e tillë ajo festohet nga të gjithë fëmijët dhe familjet kudo që ndodhen. Me këtë rast edhe Banka Amerikane e Shqipërisë, ka bërë përgatitje ta festojë këtë Ditë sëbashku me familjet e fëmijëve që lindin në këtë datë.

Banka ka vendosur t’i dhurojë nga një llogari FUTURA me shumën 10.000 Lek (të reja) çdo fëmije që lind brenda datës 1-Qershor. Kjo dhuratë do jetë e vlefshme për të gjithë fëmijët që lindin duke filluar nga ora 00.00 deri në orën 23.59 të kësaj date.

Përfaqësues të Bankës do të paraqiten pranë materniteteve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Lushnjë, Gjirokastër dhe Vlorë për të kontaktuar me drejtuesit e maternitevete dhe/ose me prindërit dhe do t’i udhëzojnë më pas për hapjen e llogarisë FUTURA për fëmijën e tyre.

Llogaria FUTURA është një llogari e veçantë për fëmijë e cila shërben si një formë investim afatgjatë. FUTURA hapet në emër të fëmijës dhe shërben si një depozitë tek e cilat prindërit, të afërmit apo kushdo tjetër mund të depozitojë fonde të cilat do të jenë të disponueshme për fëmijën kur ai/ajo të bëhet 18 vjeç. Më pas këto fonde mund të përdoren për shkollimin, apo shpenzime dhe nevoja të tjera të fëmijës.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni me degën apo agjencinë më të afërt të Bankës Amerikane të Shqipërisë.
Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML