intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

BASH merr Çmimin “Banka Me e Mire e Vitit 2007” per Shqiperine nga “The Banker”

spacer
Ne nje ceremoni te organizuar ne Londer, me date 28 Nentor 2007, revista e njohur per tregun bankar “The Banker” i akordoi Bankes Amerikane te Shqiperise (BASH) cmimin “Banka Me e Mire e Vitit 2007”, per Shqiperine.
home

BASH merr Çmimin “Banka Me e Mire e Vitit 2007” per Shqiperine nga “The Banker”

Tirane, 5 Dhjetor 2007 – Ne nje ceremoni te organizuar ne Londer, me date 28 Nentor 2007, revista e njohur per tregun bankar “The Banker” i akordoi Bankes Amerikane te Shqiperise (BASH) cmimin “Banka Me e Mire e Vitit 2007”, per Shqiperine.

Kriteret mbi te cilat Banka Amerikane e Shqiperise u perzgjodh per cmimin ishin performanca, rezultatet cilesore dhe iniciativat strategjike.

Me rastin e akordimit te ketij cmimi, zoti Lorenzo Roncari, President dhe DPE i BASH, tha: “U gezova qe fituam Cmimin Banka e Vitit ne Shqiperi, jo vetem per cfare ne kemi arritur per t’u bere numri nje, por me shume, per ate qe do te bejme dhe arrijme ne vitet e ardhshme per te mbetur numri nje. Jam krenar te them se stafi yne dhe ekipi drejtues jane gati kete sfide te re.”

Banka Amerikane e Shqiperise e mori kete cmim fale punes dhe perkushtimit te punonjesve te saj si dhe vizionit te ekipi drejtues. Keto tipare kane bere qe banka te dallohet ne menyre te vazhdueshme qe prej krijimit te saj ne vitin 1998.

Kriteret e vleresimit per marrjen e Cmimit “Banka Me e Mire e Vitit” mbeshteten mbi pyetesore te detajuar te cilet dergohen nga “The Banker” te bankat. Kete vit ishin 457 banka nga 143 shtete, te cilat derguan pyetesoret e mbushur per shqyrtim nga juria dhe ekipi redaksional i revistes.

Ne vendimet e saj juria mori ne konsiderate jo vetem rezulatet me te fundit; ritmet e rritjes dhe te dhenat nga performanca per periudhen e meparshme, qe reflektoheshin ne pyetesore, por u mbeshtet gjithashtu edhe ne analizen e materialeve te disponueshme per teknologjine, blerjet dhe zhvillimet kyce strategjike.

Ne ceremonine e vitit te tete te cmimeve per bankat tregtare “The Banker” akordoi “Statujen Bracken” per 155 fitues, te ardhur nga 143 shtete, nje rritje rekord pjesemarrje, se bashku me shtate cmime rajonale, per perfomancen me te mire te bankave tregtare ne te gjithe globin.

Themeluar qe ne vitin 1998 per te asistuar Shqiperine ne tranzicionin drejt nje ekonomie tregu, Banka Amerikane e Shqiperise eshte zgjeruar fuqishem ne tre vitet e fundit. Ketij zhvillimi i shtohet edhe marreveshja e arritur ne fund te vitit 2006 me Sanpaolo IMI te Italise per blerjen e 80% te Bankes, me nje cmim 3.65 here mbi vleren neto. Marreveshja u finalizua ne Qershor 2007, kur Banka Amerikane e Shqiperise u be zyrtarisht nje banke e Grupit Intesa Sanpaolo.

Banka e ka vazhduar zgjerimin e rrjetit te saj te degeve, dhe ne fund te nentorit 2007 ajo i ka sherbyer 87,600 klienteve permes 27 degeve te saj ne Shqiperi dhe Greqi. BASH ka udhehequr vazhdimisht sjelljen e risive teknologjike si dhe ka qene e para e cila qe ka prezantuar depoziten elektronike (ABAdirect) permes modulit te Internetit bankar ABAflex.

Nje nga synimet e ardhshme eshte kthimi i saj ne nje banke rajonale bazuar edhe mbi misionin e saj per ti sherbyer komuniteteve shqiptare jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove, Maqedoni, dhe Mali i Zi.
Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML