intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

BASH në 10 vjetorin e saj ndryshon zyrtarish emrin

spacer
Banka Amerikane e Shqipërisë në 10 vjetorin e krijimit të saj ndryshon zyrtarisht emrin, duke u bërë kështu pjesë e grupit më të madh bankar në zonën Euro, Intesa Sanpaolo. Nga data 13 Tetor 2008, Banka Amerikane do te njihet në tregun bankar shqiptar si Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke ndryshuar edhe identitetin e saj viziv.
home

BASH në 10 vjetorin e krijimit të saj ndryshon zyrtarish emrin

Banka Amerikane e Shqipërisë në 10 vjetorin e krijimit të saj ndryshon zyrtarisht emrin, duke u bërë kështu pjesë e grupit më të madh bankar në zonën Euro, Intesa Sanpaolo. Nga data 13 Tetor 2008, Banka Amerikane do te njihet në tregun bankar shqiptar si Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke ndryshuar edhe identitetin e saj viziv.
 
Shërbimi cilësor, i shpejtë dhe me integritet ndaj klientit, ka qenë dhe mbetet një nga pikat më të forta, që e ka vënë bankën në një rol udhëheqës në tregun bankar shqiptar. Transparenca dhe konfidencialiteti kanë qenë dhe mbeten një binom i rëndësishëm dhe kyç në marrëdhëniet me klientët dhe në filozofinë e bankës.
 
Investimet e vazhdueshme në teknologji si dhe përkushtimi i stafit profesional, bënë që banka të shndërrohej në një nga bankat më të mira në treg, duke tërhequr interesin e grupeve të mëdha bankare në Evropë, një prej të cilëve finalizoi edhe blerjen e Bankës Amerikane të Shqipërisë.
 
Më 29 qershor të vitit 2007 Banka Amerikane e Shqipërisë u bë pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, një prej grupimeve bankare më të fuqishme në Evropë. Ky akt u zyrtarizua me vizitën e zotit Boccolini, Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave, dhe me firmosjen e marrëveshjes me Fondin Shqiptaro Amerikan të Ndërmarrjeve.
 
Të pranishëm në ceremoninë e organizuar ishin përfaqësues të lartë të Qeverisë Shqiptare, të trupave diplomatike të pranishme në Shqipëri si edhe miq e partnerë të Bankës.
 
Të ftuarit në këtë ceremoni i përshëndetën nga z. Lorenzo Roncari, President dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Domenick Scaglione, Drejtuesi i parë i Bankës Amerikane në vitin 1998, si edhe Massimo Pierdichi, Drejtor për Evropën qëndrore, lindore dhe jug-lindore.
 
Intesa Sanpaolo Bank Albania, bashkë me mbi 130.000 klientët të saj, i bashkohen një familjeje akoma më të madhe me mbi 19.7 milion klientë ne Itali, Evropën Qëndrore e Juglindore si dhe në rajonin e Mesdheut. 35 degët në Shqipëri dhe Greqi, tashmë janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar me më shumë se 8500 degë dhe 500 punonjësit e kësaj banke tashmë kanë mbi 101.000 kolegë rreth e rrotull globit.
 
Intesa Sanpaolo është grupi bankar më i madh dhe më i fuqishëm në Itali dhe synon të kthehet në përfaqësuesen më të mirë të vlerave në sektorin bankar evropian.
 
Intesa Sanpaolo është formuar nga bashkimi i dy nga bankave më të mëdha italiane, Banca Intesa dhe Sanpaolo IMI, që çoi krijimin e një sinergjie vlerash të përbashkëta, duke rritur mundësinë për shtimin dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve, mbështetjen maksimale për biznesin dhe përshpejtimin e rritjes dhe zhvillimin ekonomik të vendeve ku është e pranishme.
 

Duke vënë në shërbim të klientëve të saj eksperiencën dhe njohuritë e çmuara të grupit, Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vazhdojë të forcojë rolin e saj për të mbështetur zhvillimin e vendit si dhe mirëqënien e familjeve shqiptare e udhëhequr nga parimet e saj të integritetit, përmirësimit të vazhdueshëm, transparencës, respektit për diversitetin, barazinë, vlerat e individit si dhe përgjegjësinë në përdorimin e burimeve.

 
Intesa Sanpaolo përbëhet nga këto njësi:

Biznesi në Itali është i përqëndruar në " Banca dei Territori", e cili përmban:

  • 6,543 degë që u shërbejnë rreth 11.4 milion klientëve të vegjël;
  • 408 qendra të specializuara për rreth 118,000 klientë SME;
  • 163 qendra të specializuara dhe një bankë të dedikuar me 68 degë që u shërbejnë rreth 82,000 klientëve privat;
  • 59 degë te specializuara në kredi industriale dhe konsumatore;
  • 52 degë të Banca Prossima, banka e Grupit që i shërben rreth 50,000 enteve jo-fitimprurës, e para në Evropë e dedikuar krejtësisht sektorit social dhe jo-fitimprurës; platformë për kanale direkte;
 
Për sherbimet asikurative ky grup ofron këto njësi:

EurizonVita, një nga agjensitë e sigurimeve te jetës lider ne Itali;

EurizonTutela, kontrolluar nga EurizonVita, aktive në biznesin e aksidenteve të pronave, e fokusuar kryesisht në sigurimin personal dhe në sigurimin e aseteve personale;

Intesa Vita, një bashkëpunim me Generali Group i cili vepron në fushën e sigurimeve te jetës.

Sud Polo Vita, një kompani që operon në fushën e sigurimeve te jetës, bazuar në eksperiencën e përbashkët të EurizonVita dhe Intesa Vita.
 

Banka për Korporata dhe Investime

Në fushën e koorporatës dhe investimeve, IntesaSanpaolo është një aktor kryesor me 54 qendra që u përkushtohen rreth 20,000 klientave të koorporatave.
 
Në nivel ndërkombetar, Intesa Sanpaolo është e pranishme në 33 vende nëpërmjet një rrjeti të specializuar për aktivitetet ndërkombëtare të klientëve, duke përdorur degët, zyrat e përfaqësisë dhe nënkontraktorët të fokusuar në veprimet bankare të koorporatave. Intesa Sanpaolo ka një rrjet prej 4,000 bankash korespondente me të cilat ka krijuar marrëdhënie.
 

Bankat Nënkontraktore Ndërkombëtare

Grupi është i pranishëmnë vendet e Evropës Qendrore, Evropës Lindore dhe në zonën e Mesdheut, me 8.3 milion klientë në 13 vende dhe rreth 1,900 degë.
 

Financa Publike

Intesa Sanpaolo është operatori kryesor në Itali, me një rrjet vendas prej 16 degesh, 41 miliard Euro ne kredi dhe nje aktivitet te konsiderueshëm në investime dhe zbatimin e instrumentave financiare të lëshuar nga entet publike mbi tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Eurizon Capital, kompania lider në Itali me asete nën administrim që arrijnë vlerën rreth 154 bilion Euro.

Banca Fideuram, lider në Itali në sektorin e këshillimeve financiare me rreth 4,300 bankierë privat dhe 97 degë të brendshme.

 

Persona kontakti

Shqipëri  Lauresha Basha, Head of PR and Corporate Image

                 0692041859

                 lauresha.basha@intesasanpaolobank.al

Itali           Anna Chiara Fracassi, Media Relation

                 anna.fracassi@intesasanpaolo.com

 
Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML