intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

BASH nxjerr ne treg karten ABAcard Visa Classic

spacer
Banka Amerikane e Shqiperise prezantoi produktin me te fundit te ABAcard – karten Visa Classic – duke e cuar numrin e kartave ne 6. Aktualisht BASH eshte banka e pare ne Shqiperi per gamen e produkteve karta qe ofron.
home

BASH nxjerr ne treg karten ABAcard Visa Classic

Tirane, 25 maj 2006 - Se fundmi Banka Amerikane e Shqiperise prezantoi produktin me te fundit te ABAcard – karten Visa Classic – duke e cuar numrin e kartave ne 6. Aktualisht BASH eshte banka e pare ne Shqiperi per gamen e produkteve karta qe ofron.
 
Karta e re Visa Classic eshte karte debiti, qe lidhet me nje llogari rrjedhese individuale dhe u ofron klienteve nje menyre komode dhe te sigurte per te patur akses ne fondet qe ndodhen ne llogarine/te e tyre personale ne cdo kohe, kudo ne bote.
 
Kjo karte eshte e percaktuar ne USD dhe eshte ideale per te gjithe klientet individual te cilet preferojne monedhen Amerikane.
 
Disa nga avantazhet e kartes Visa Classic eshte mundesia per ta perdorur per transaksione qe kryhen nepermjet Internetit, rezervime hoteli dhe automjeti, etj. Karta mund te perdoret ne me shume se 28 milion njesi tregtare si dhe per te terhequr para ne Shqiperi ose ne me shume se 810 000 ATM qe mbajne logon VISA ne te gjithe boten.
 
"Klientet na kane pyetur shpesh here per nje ABAcard te percaktuar ne USD, pasi ata ose e marrin pagen ne dollare, udhetojne ne SHBA, kryejne blerje online ose depozitat e tyre i kane ne dollare. Per keto arsye krijuam karten qe i pershtatet me mire nevojave te klienteve tane" sqaroi Enkelejda Balliu, Ast.ZV. President, Departamenti i Kartave duke folur per karten.
 
Aktualisht, gama e kartave ABAcard te BASH perfshijne: Karten Visa Electron (ne Lek), Visa Classic (ne USD), MasterCard Standard (ne EUR) dhe karten prestigjoze ABAgoldcard MasterCard (ne EUR). Gjithashtu BASH ofron karten ABABusinessCard MasterCard qe eshte krijuar per te plotesuar nevojat e bisneseve, organizatave, institucioneve dhe subjekteve te tjera. Kjo karte eshte e percaktuar ne Euro, qe e ben ve?anerisht te pershtatshme per bizneset dhe personelin e tyre qe vizitojne dhe bejne tregti me Europen.
 
Nje produkt tjeter eshte ABAcard White – Karta e Bardhe, karte familjare nepermjet se ciles shtetasit Shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, si dhe te afermit e tyre mund te terheqin para ne Shqiperi nga nje llogari bankare ne Greqi pa komisione bankare.
 

Per me teper informacion mbi kartat, jeni te lutur te vizitoni faqen tone te internetit ne adresen: ABAcards ose nje nga deget dhe Agjencite e BASH per te aplikuar per karten Visa Classic (kliko ketu per degen ose agjencine me te afert).

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML