BASH, rezultatet financiare për gjashtëmujorin e parë të vitit
Tiranë, 22 shtator2006 - Për gjysmën e parë të këtij viti, Banka Amerikane e Shqipërisë e rriti fitimin e saj neto me 52.4 për qind, duke e cuar nga 265 milionë lekë që ishte në gjysmë e parë të 2005-ës, në 404 million lekë.
Ndërkohë, për të njëjtën periudhë depozitat arritën shifrën e mbi 53 miliardë lekëve, shifër e cila ishte mbi 47 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar.
Aktivet e Bankës pësuan gjithashtu një rritje me 10 për qind për këtë gjashtemujor krahasuar me fundin e 2005-ës, nga 56 miliardë lekë në 61 miliardë lekë.
Fitimi neto para tatimit për gjysmën e parë të vitit në vazhdim shënoi vlerën e mbi 505 milion lekëve, ndërkohë për të njëjtën periudhë në 2005 fitimi ishte rreth 376 milion lekë.
Pasqyra Financiare per Gjashtemujorin deri me 30 Qershor 2006
(Shumat ne ‘000 Lek)
|
30 Qershor 2006 |
31 Dhjetor 2005 |
| Totali i Aseteve |
61,268,020 |
55,757,170 |
| Detyrime ndaj klienteve |
53,235,616 |
47,045,913 |
| Fitim i pashperndare |
731,980 |
322,007 |
| Kreditë |
22,546,139 |
21,004,657 |
|
|
30 Qershor 2006 |
30 Qershor 2005 |
| Fitimi neto para tatimit |
505,325 |
375,863 |
| Fitimi neto |
404,225 |
265,860 |
|