Tiranë, 26 mars 2008 - Falë iniciativës së Grupit Intesa Sanpaolo, sponsor zyrtar i A.C. Milan, Banka Amerikane e Shqipërisë është një nga sponsorët e Milan Junior Camp që do të organizohet në Tiranë në datat 30 qershor – 4 korrik 2008. Grupi Intesa Sanpaolo e ka promovuar këtë aktivitet ku bashkohet sporti, talenti dhe argëtimi dhe në vende të tjera ku është i pranishëm me bankat e tij si në Serbi, Hungari, Bosnje Hercegovinë, etj.
Në kuadër të kësaj iniciative Banka do t’ju ofrojë mundësinë të gjithë fëmijëve nga 8 deri në 16 vjeç që kanë një llogari Futura pranë saj, në të gjithë Shqipërinë, të marrin pjesë në llotarinë sportive që do të zhvillohet duke filluar nga data 27 mars deri më 31 maj 2008. Kjo llotari do të jetë e hapur dhe për klientët e rinj nëpërmjet Paketës Sportive.
Shorti për të përzgjedhur 30 fëmijët fitues do të organizohet me datë 1 qershor 2008.
Për informacione të mëtejshme vizitoni
degën e bankës më pranë jush ose kontaktoni departamentin e Imazhit të Korporatës.