intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Banka kontribuon me një fond prej 50.000 euro për zonat e përmbytura të Shkodrës

spacer
Intesa Sanpaolo Bank Albania ka vënë në dispozicion një buxhet prej 50.000 euro për të blerë ushqim për bagëtinë dhe për ta shpërndarë atë në zonat e përmbytura në Shkodër.Buxheti në fjalë është ngritur nga një inciativë e përbashkët e Zyrës Qëndrore të Intesa Sanpaolo Bank në Milano me një kontribut prej 10.000 euro, dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania me 40.000 euro.
home

Drejtori i Përgjithshëm i Bankës, Zoti Stefano FARABBI, shprehet se "duke ofruar ushqim për bagëtinë në këto zona, ne japim një kontribut të qëndrueshëm dhe thelbësor në përmirësimin e kushteve të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet". Ndihma e Intesa Sanpaolo Bank Albania ka filluar të shpërndahet në prani të vetë përfaqësuesve të Bankës në bashkëpunim me autoritetet vendore, më datë 22 mars në të gjitha komunat, në mënyrë të drejtpërdrejtë tek familjet e dëmtuara. Në ditën e fundit të shpërndarjes në fshatin Baksriollë ishin të pranishëm Zoti Albert Kushti, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Zoti Stefano Farabbi, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës për të dëshmuar rëndësinë e kësaj ndihme dhe solidaritetin me banorët në këto momente ende të vështira për ta.


Fondi i vënë në dispozicion mbulon nevojat për ushqim për një periudhë 10-ditore të më shumë se 3.400 bagëtive të rreth 800 familjeve në rreth 15 fshatra të komunave të Dajçit, Bushatit, Guri i Zi, Velipojës dhe Obotit. Ditën e fundit të shpërndarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës, Zoti Stefano FARABBI, u shpreh se, "duke ofruar ushqim për bagëtinë në këto zona, ne japim një kontribut të qëndrueshëm dhe thelbësor në përmirësimin e kushteve të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet". Zona e Shkodrës jep rreth 7% të prodhimit bujqësor vendas, ndaj ekspertët e bujqësisë e vlerësojnë si shumë të rëndësishme mbështetjen e fermerëve të kësaj zone për të normalizuar sa më parë situatën dhe për të kapërcyer dëmet e shkaktuara. Thelbësore në realizimin e këtij operacioni ndihmë, ka qënë bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtorinë Rajonale në Shkodër dhe me Kryetarët e Komunave, të cilët kanë vënë në dispozicion të bankës listat e detajuara të të gjitha familjeve në nevojë.


Intesa Sanpaolo Bank Albania, e konsideron këtë ndihmë pjesë të misionit të saj për të kontribuar jo vetëm në përmirësimin e shërbimeve financiare në vend duke ofruar një gamë të plotë produktesh bankare, por edhe duke luajtur një rol social që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të familjeve shqiptare, pjesë e strategjisë së përgjegjësisë sociale. Intesa Sanpaolo Bank Albania është bankë e Grupit Intesa Sanpaolo, i cili me praninë e saj në më shumë se 40 vende të botës, mbështet stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendeve në te cilat kryen aktivitet.

 

Departamenti i Komunikimit

Tel. 04 2276112

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML