|
Ceremonia zyrtare e “Pranverës Italiano-Shqiptare 2010” u mbajt të mërkurën në datën 10 Mars 2010 në ambientet e rezidencës së Ambasadës Italiane në Shqipëri nga Shkëlqesia e Tij Z. Saba d’ELIA (Ambasador Italian në Shqipëri) dhe me pjesëmarrjen e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir META. Evenimentet kulturore gjatë këtij sezoni priten të fillojnë gjatë muajit Mars dhe të vazhdojnë deri në Qershor 2010. Intesa Sanpaolo Bank do të ndjekë me kujdes këto evenimente dhe do të ofrojë kontributin dhe mbështetjen e saj të gjerë në ndërtimin e urave lidhëse midis dy vendeve mesdhetare.
Intesa Sanpaolo Bank Albania luan një rol aktiv në financimin e ekonomisë shqiptare, në rritjen e bizneseve shqiptare dhe atyre italiane në Shqipëri, e natyrisht, edhe në lehtësimin e marrëdhënieve bankare midis të dy vendeve. Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë lider në Shqipëri për Depozitat të cilat arrijnë LEK 97.4 miliard dhe Kreditë në shumën LEK 49.7 miliard.
Ne besojmë fuqimisht se roli ynë si një institucion financiar i kalon kufijtë e aktivitetit ditor të biznesit dhe prandaj i kushtojmë vëmendje të veçantë përmirësimit të infrastrukturës financiare, informimit të klientëve tanë në Shqipëri mbi kulturën financiare, duke vlerësuar vlerat e vendit. Ne besojmë se mbështetja e iniciativave që lidhen me artin, sportin, fëmijët, mjedisin dhe nevojat sociale është pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës tonë. Motoja jonë është: Drejt të ardhmes me ju dhe në bëjmë përpjekjet maksimale për të transformuar këtë thënie në realitet.
Intesa Sanpaolo Bank Albania, i përket Grupit Intesa Sanpaolo. Intesa Sanpaolo është ndër grupet kryesore bankare në Eurozone dhe është një nga aktorët kryesor në Itali në fushën e shërbimeve bankare për individë, korporata dhe biznesin e administrimit të pasurive. Falë një rrjeti të gjerë të përbërë nga 6,000 degë, Intesa Sanpaolo ofron një gamë të gjerë shërbimesh 11.1 milion klientëve në Itali. Aktivitetet ndërkombëtare të Intesa Sanpaolo përqendrohen në Europën Qëndrore – Lindore dhe në pellgun e Mesdheut, duke operuar në 13 vende nëpërmjet bankave retail dhe tregtare më afërsisht 1,900 degë dhe 8.5 milion klientë. Ndër të tjera rrjeit ndërkombëtar i Grupit është prezent në 34 Vende në mbështetje të klientëve korporatë.
Departamenti i Komunikimit |