intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ABAflex
  • suporti
  • degët
Mirësevini në ABAflex
Logohu në ABAflex
Asistenca teknike
+355 4 2276222/3
Asistenca elektronike
helpdesk@intesasanpaolobank.al
 
 
 
produktet po ngarkohen

Banka nëpërmjet Internetit

spacer
ABAflex-i është shërbimi bankar nëpërmjet internetit që ofrohet nga Intesa Sanpaolo Bank Albania. Ky shërbim ju lejon të kryeni veprime në kohë reale nëpërmjet internetit pa qenë nevoja e instalimit të ndonjë programi tjetër në kompjuterin tuaj. Shërbimi ju lejon të konsultoni llogarinë(të) tuaj si dhe informacionet e tjera bankare direkt nga kompjuteri juaj në shtëpi apo në zyrë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. ABAflex i jep vlerë kohës tuaj.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey
 
Nëpërmjet ABAflex ju mund të:

  • Kontrolloni gjendjen në llogaritë tuaja;
  • Transferoni fonde nga njëra llogari në një tjetër brenda bankës;
  • Transferoni fonde nga llogaria juaj në një tjetër llogari jashtë banke;
  • Kontrolloni në kohë reale të gjitha depozitimet e kryera në llogarinë tuaj;
  • Printoni aktivitetin e llogarisë tuaj, e cila do të përmbajë të gjitha veprimet e kryera për periudhën e kërkuar nga ju, si dhe përshkrimet për çdo veprim;
  • Kryeni të gjitha pagesat e faturave utilitare si dhe detyrimeve ndaj shtetit në mënyrë shumë të thjeshtë duke përdorur Format e gatshme të krijuara nga banka për lehtësinë tuaj;
  • Kontrolloni pozicionin total të kompanisë me Bankën (balancën,linjat e kredive,depozitat me afat, Bonot e Thesarit etj);
  • Kontrolloni shumën e mbetur te kredisë në dispozicion;
  • Urdhëroni blloqe çeqesh;
  • Eksportoni të dhënat e llogarive tuaja në programin Excel, duke i lehtësuar zyrës suaj të financës, monitorimin dhe kontrollin e llogarive me bankën direkt nga zyra.

Avantazhet e shërbimit ABAflex

  • I aksesueshëm kudo nëpërmjet Internetit, 24 orë në ditë, pa qenë nevoja e instalimit të ndonjë programi të veçantë në kompjuterin tuaj;
  • I sigurte sepse informacioni nuk mund te shikohet apo aksesohet nga askush tjetër, gjë të cilën e garanton kompania e njohur ndërkombëtare Verisign Digital Signatures;
  • Sigurohet nga një enkriptim prej 128 bit SSL, gjë e cila konfirmon sigurinë e dërgimit të të dhënave të dërguara nëpërmjet internetit;
  • Çdo veprim i kryer nëpërmjet ABAflex-it reflektohet në kohë reale në gjendjen e llogarisë tuaj;
  • Mund te kryeni veprime me llogari ne monedha te ndryshme;
  • Mesazhet e mbërritura me E-mail nëpërmjet ABAflexit; konsiderohen si te firmosura nga klienti;
  • Përveç komisionit mujor të cilin aplikon banka për këtë shërbim, asnjë komision shtesë nuk aplikohet, pavarësisht nga numri i veprimeve që kryeni nëpërmjet ABAflex-it;
  • Nuk ka asnjë ndërmjetës apo palë të tretë si brenda apo jashtë vendit, e cila proceson veprimet e kryera nëpërmjet ABAflex-it.

Për të aplikuar për ABAflex-in, ju mund të vizitoni një prej degëve të Bankës. Ndërkohë, Formularët e aplikimit dhe Formën e rregjistrimit, mund t’i gjeni në adresën e internetit http://www.abaflex.com/

 

Për asistencë teknike telefononi +355 4 2276222/3 ose Cel: +355 69 20 80 903; ose dërgoni mesazh elektronik në adresën: support@intesasanpaolobank.al

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act