|
Z. Corrado Passera, CEO i Grupit Intesa Sanpaolo theksoi disa pika kyçe të performancës së përgjithshme ekonomike dhe sociale të Grupit, duke përfshirë dhe këndvështrimet për të ardhmen e afërt, në fjalimin hyrës të Prezantimit të Rezultateve të gjysëm-vitit.
Grupi është duke raportuar rezultate solide, pavarësisht nga kushtet e vështira të tregut, në përputhje me objektivat e përcaktuara në planin e biznesit. Banka është bërë më e fortë dhe më elastike për menaxhimin e krizave të jashtme, dhe rezultatet e raportuara tregojnë se ia kemi dalë me sukses. Intesa Sanpaolo është përqendruar në sigurimin e rentabilitetit të qëndrueshëm, forcimin e likuiditetit dhe qëndrueshmërisë si dhe në forcën e kapitalit tonë – Kapitali ynë bazë tani është në nivelin 10.2% . Likuiditeti, qëndrueshmëria dhe forca e kapitalit mbeten vlerat tona themelore në afat-gjatë dhe ne vazhdojmë t’i ndjekim ato edhe nëse parashikohen disa sakrifica afat-shkurtra. Intesa Sanpalo nuk ka kryer depozita në obligacione me palë të treta, ka plotësuar në avancë nevojat e saj financiare, uli aktivitetet tregëtare dhe ruajti një përqasje tradicionale dhe të kujdesshme në rritjen e kredisë.

Z.Passera shpjegoi se nuk ka asnjë bazë ekonomike për humbjen e besimit në Itali. Themelet e ekonomisë Italiane mbeten të forta, madje disa rajone janë ndër më të fortat, më aktivet dhe më konkurrueset në Europë. Italia është një nga vendet që do të përfitojë më shumë nga globalizimi për shkak të forcës që vendi ka në shumë sektorë me potencial të madh rritje – pajisje automjetesh, produkte për mobilimin e shtëpive, moda, bujqësia, kujdesi shëndetësor dhe rritja e tregut të eksporteve në Itali e provojnë këtë. Italia është një nga të paktat vende në Europë me një tepricë primare në llogaritë e saj kombëtare. Italia është gjithashtu një nga të paktat vende që ka realizuar tashmë reformën e pensioneve dhe ka miratuar një sistem plotësisht të qëndrueshëm. Pa dyshim ekzistojnë masa që duhen ndërmarrë për të stimuluar rritjen ekonomike por ekonomia italiane i ka të gjitha elementët për të siguruar një rritje të kënaqshme në planin afat-mesëm.
Ecuria jo e mirë e stokut tonë është padyshim rezultat i tablosë shumë negative të vendit tonë nga tregu dhe i faktit se Intesa Sanpaolo konsiderohet përfaqësues për Italinë.
Z. Passera e mbylli fjalimin e tij duke thënë se të gjitha projektet e planit të biznesit janë në proçes, duke përfshirë dhe një marrëveshje të rëndësishme që u arrit me sindikatat, e cila do të pasqyrohet plotësisht në rezultatet e tremujorit tjetër. Kompensimi i 8,000 shkurtimeve me më shumë se 4000 vende pune të krijuara, ishte padyshim një nga projektet më sfiduese të planit të biznesit.
Rezultatet e Konsoliduara deri ne 30 Qershor 2011 - Deklarata per shtyp - (PDF- Italisht) |