Çek i lëshuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania
Çek llogarie - emetohet nga Banka dhe nënshkruhet nga firmat e autorizuara të kompanisë. Këto çeqe janë të lidhura me llogari të caktuara. Klienti mund të pajiset me një bllok çeqesh me kërkesën e tij e cila dorëzohet në bankë ose dërgohet me ABAflex. Nëpërmjet çekut të llogarisë, klienti mund te kryejë pagesa për të tretë. Këto çeqe përdoren për pagesa në monedhën në të cilën mbahet llogaria: LEK, USD, EUR, GBP, dhe CHF dhe ekzekutohen pas dorëzimit nga ana e klientit të çekut të plotësuar saktësisht. Pagesa e këtij çeku varet nga disponibiliteti i fondeve në llogari. Blloku i çeqeve ka 25 fletë (çeqe).
Çek bankar “Draft” janë çeqe të bankave korrespondente të Intesa Sanpaolo Bank Albania, të cilat lëshohen nga banka, në monedhat e mëposhtme:
-
USD – Banka Korrespondente
JP Morgan Chase Bank, NY
-
EUR – Banka Korrespondente
BNL, IT
-
GBP – Banka Korrespondente
Lloyds TSB Bank, UK
Çeqet bankare - “Draft” mbartin firmat autorizuese të bankës dhe për lëshimin e tyre aplikohet komision nga banka.
Çek Bankar
i bankës, lëshohet për pagesa ne Lek. Ky çek mbart firmat e autorizuara te bankës, është i mbuluar me fonde te dhe mund të përdoret për shembull për pagesat doganore. Banka aplikon komision për lëshimin e këtij çeku.
Pagesa me Çek në bankë
Çeqe Llogarie të bankës tonë pranohen për pagesë në sportelet e bankës dhe paguhen në llogari ose Cash në momentin e paraqitjes dhe pa komisione.
Çeqe Llogarie të Bankave të tjera
-
Në
Lek –pranohen për pagesë në bankë pa komisione dhe me datë valutë sipas marrëveshjes me Bankën e Shqipërisë
-
Në
valutë të huaj - pranohen për pagesë për klering ose arkëtim kundrejt një komisioni bankar.