intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Cfarë është kodi IBAN ?

spacer
IBAN është Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare dhe ky koncept u krijua nga Komiteti Europian për Standardet Bankare (ECBS), nga Organizata e Standardeve Ndërkombëtare dhe është një standard i miratuar në nivel ndërkombëtar. (ISO 13616:2003).
 
U krijua si një identifikues i vlefshëm dhe praktik i llogarisë bankare ndërkombëtare, duke u përdorur në nivel ndërkombëtar për të identifikuar specifikisht llogarinë e një klienti në një institucion financiar, për të bërë pagesat jashtë vendit pa gabime dhe për të përmirësuar potencialin e pagesave STP.
 
Bankat shqiptare janë të detyruara ligjërisht të sigurojnë klientët me IBAN për çdo llogari bankare duke nisur nga 1 Qershori 2009, bazuar në vendimin e Bankës së Shqipërisë nr. 42 që ka aprovuar rregulloren “Për strukturën dhe përdorimin e Numrit Ndërkombëtar të Llogarisë Bankare (IBAN)”
 
Çfarë është KIB
KIB ose Kodi i Identifikimit Bankar është një adresë unike, e cila në mesazhet e pagesave identifikon posaçërisht bankën-degën e përfshirë në transaksionet financiare. Kur përdoret bashkë me IBAN identifikon bankën-degën tek e cila mbahet llogaria.
 
Ku mund ti gjej IBAN/KIB te llogarive te mia?

IBAN dhe KIB printohen në pasqyrën e aktivitetit të llogarisë suaj me bankën. Ju mund t’a kërkoni këtë informacion edhe nga banka, e cila është e gatshme t’iu shërbejë.

 

Pse janë të rëndësishëm
IBAN është formati standard për numrin e llogarisë bankare për pagesat jashtë vendit, brenda Europës. KIB ju mundëson identifikimin e bankës përfituese. Nga 1 Janari 2010, do jetë e detyrueshme që të gjitha Bankat në Shqipëri të kalojnë pagesat duke përdorur IBAN.
 
Do të zëvendësoje IBAN numrat e mi ekzistues të llogarisë?
Jo, IBAN nuk do t’i zëvendësojë. Është e rëndësishme të mbahet mend që IBAN nuk është një numër i ri llogarie, por thjesht një format i ri për një numër ekzistues që do të njihet në nivel ndërkombëtar.
 
Kush do të ketë nevojë të perdorë IBAN / KIB?

Të gjithë kompanitë dhe individët që kryejnë dhe marrin pagesa në Shqipëri dhe Europë do të përdorin kodet e reja të detyrueshme mbarë-Europiane (IBAN/KIB) duke filluar nga 1 Janari 2010. Në rast se ky ndryshim nuk adaptohet, do të ketë rrezik vonesash në kryerjen e pagesave.

Ata që kryejnë pagesa duhet të sigurojnë numrin KIB dhe IBAN të bankës përfituese në udhëzimet e tyre për pagesën. Përfituesit e pagesës duhet ti sigurojnë dërguesit numrin e tyre IBAN dhe KIB.

 

Pse behet ky ndryshim
Me Vendim të Bankës së Shqipërisë, nr. 42, date 16.07.2008, është aprovuar rregullorja “Për strukturën dhe përdorimin e Numrit Ndërkombëtar të Llogarisë Bankare (IBAN).”
 
Ky ndryshim u be i nevojshëm për shkak se standardi i pagesave në Shqipëri nuk është i përputhshëm me atë ndërkombëtar, dhe kërkon ndërhyrje manuale duke prodhuar kosto shtesë për bankat. Bankat do të mund t’a ofronin këtë shërbim me cilësi, nëse pagesat do të procedoheshin në mënyrë efikase, pra implementimi i standardit KIB dhe IBAN do të mbështeste bankat në kryerjen e pagesave.
A mund ta përdor IBAN/KIB për të kryer pagesa në gjithë botën apo vetëm në Shqipëri dhe Europë.
Po, do t’ju nevojitet numri juaj IBAN për të gjitha pagesat brenda/jashtë Shqipërisë. Koncepti i IBAN u zhvillua si një numër llogarie standarde për të lehtësuar krijimin e SEPA (Single European Payment Area). Edhe vende te tjera e kane implementuar standardin IBAN.
 
Do të kem akoma mundësi të marr pagesa nga jashtë në llogarinë time?
Nga 1 Janari 2010 Bankat në Shqipëri do të kërkojnë IBAN dhe KIB në mënyrë që të bëjnë pagesa. Pagesat nga jashtë Europës mund të vazhdojnë të vijnë në numrin tuaj të llogarisë, megjithatë rekomandohet që ju t’i siguroni IBAN-i dhe KIB-i tuaj, paguesve në të gjithë botën.
 
Është e rëndësishme të dini që IBAN nuk është një numër i ri llogarie, por një format i ri për një numër llogarie ekzistues, i cili tashmë do të njihet në nivel ndërkombëtar.
Një IBAN përmban disa karaktere shtesë përpara numrit të llogarisë. Këto karaktere konsistojnë në kodin me dy germa të shtetit (AL është kodi për Shqipërinë), i ndjekur nga një numër 2 shifror. Kështu, IBAN do të përmbajë në të numrin tuaj të llogarisë. Sidoqoftë, nëse nuk u siguroni numrin e plotë teë IBAN/KIB atyre që dërgojnë pagesa në llogarinë tuaj, edhe brenda sistemit bankar shqiptar, ju rrezikoni vonesa në marrjen e pagesave.
 
Nëse pres pagesa, a ka ndonjë rekomandim për mua që të sigurohem që mos krijohen probleme në transfertat në hyrje të llogarisë time?

Për të siguruar që pagesat nga jashtë mbërrijnë në kohë në llogarinë tuaj, është e nevojshme që ju t’i jepni me saktësi IBAN dhe KIB tuaj, dërguesit të parave. Kjo mund të arrihet thjesht dhe pa probleme, nëse ju vendosni IBAN-in tuaj në faturat që lëshoni për të tretët.

 

Ç’ndodh nëse nuk i përdor IBAN dhe KIB?
Nëse nuk e përdorni IBAN dhe KIB brenda afatit të caktuar, 1 Janar 2010, për pagesat që ju do te kryeni, banka do të aplikoje një komision, ose pagesat nuk do të pranohen nga bankat shqiptare.
 
Përditësuar: maj 2009

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML