intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

DEKLARATE NGA CARLO MESSINA,DREJTORI I PERGJITHSHEM I INTESA SANPAOLO

spacer
pas rezultateve te Grupit per 6 mujorin e pare te 2016
home

 

DEKLARATE NGA CARLO MESSINA, DREJTORI I PERGJITHSHEM I INTESA SANPAOLO

 

Milano, 2 Gusht 2016 – Gjashtëmujori i parë i vitit 2016 u mbyll me rezultate të jashtëzakonshme dhe rritje të madhe, duke konfirmuar kështu arritjen e objektivit prej 3 miliard euro për dividend për të gjithë vitin. Fitimi neto për gjashtëmujorin e parë shënoi 1.7 miliard euro; nëse do të marrim në konsideratë fitimin neto prej 900 milion euro nga shitja e shoqërive Setefi dhe Intesa Sanpaolo Card, atëherë ne kemi arritur tashmë rreth 90% të objektivit tonë për dividendin në vitin 2016, pavarësisht tregut sfidues.

 

Rezultatet e provës së rezistencës të së premtes së kaluar demonstruan që Intesa Sanpaolo është e vetmja bankë kryesore në Europë, kapitali i së cilës tejkalon më së miri kërkesat e rregullatorëve, edhe në skenarin më të pafavorshëm. Këto rezultate pozicionojnë Intesa Sanpaolo si banka më e mirë në Europë për rentabilitetin, rezultat i punës dhe kontributit të të gjithë divizioneve tona.  

 

Ne jemi duke ecur me sukses drejt modelit të Shoqërisë së Menaxhimit të Pasurisë. Në tremujorin e dytë, komisionet u rritën 10% përkundrejt tremujorit të parë. Gjatë dy vite e gjysmë, fluksi hyrës neto arriti 64 miliard Euro, duke bërë të mundur arritjen e plotë të objektivave tona të Planit të Biznesit përpara afatit. Rreth 50% e tatimit përpara fitimit gjenerohet nga aktiviteti ynë i biznesit të menaxhimit të pasurisë, përfshirë të ardhurat që rezultojnë nga Divizioni Banca dei Territori. Ne jemi të bindur se kemi një situatë mjaft pozitive në një mjedis me norma interesi shumë të ulta dhe një treg për menaxhimin e aseteve në Itali me një potencial shumë të madh rritje, falë investimit prej 840 miliard për klientët. Intesa Sanpaolo është një nga bankat më efikase në Europë, raporti fitim/humbje i së cilës është 48.7%.

 

Për të tretin vit radhazi, niveli i kredive tona me probleme pësoi një rënie, duke arritur nivelin më të ulët në dy vitet e kaluara. Krahas kësaj rënie, dhe në kombinim me nivelin më të ulët të kredive me probleme gjatë këtij gjashtëmujori që prej vitit 2007, ne zbatojmë politikën konservative për provizionet. 

 

Ne vazhdojmë të jemi një faktor përshpejtimi për rritjen e ekonomisë reale: vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit ne kemi ndihmuar investimet me 24 miliard euro në kredi afat-mesme dhe afat-gjata, një rritje prej 70% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 dhe 24% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2015. Rritja e kredisë hipotekare çdo vit tejkalon nivelin 80%. Ne kemi ndihmuar 40,000 shoqëri të rimëkëmben duke shndërruar 2 miliard Euro kredi me probleme në kredi të mira.

 

Dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit tanë, të cilët kanë arritur të realizojnë objektiva shumë sfiduese dhe të tejkalojnë objektivat e vendosura në Planin e Biznesit për periudhën 2014 – 2017, në një mjedis tregu veçanërisht të vështirë.

 

Për më shumë informacion:
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun & Marketingut
Intesa Sanpaolo Bank Albania
+355 42 276112/3; 0684081889
corporate.communication@intesasanpaolobank.al
www.intesasanpaolobank.al

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML