intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

DEKLARATE NGA CARLO MESSINA, DREJTUES EKZEKUTIV I INTESA SANPAOLO

spacer
home

DEKLARATE NGA CARLO MESSINA, DREJTUES EKZEKUTIV I INTESA SANPAOLO

 

  • 50 miliardë € (euro) kursime të siguruara
  • 2 milionë klientë të mbrojtur, duke përfshirë 200,000 sipërmarrje
  • Asnjë pezullim nga puna
  • 5 miliardë € (euro) në kredi të reja që do të shpërndahen përgjatë 6 muajve të ardhshëm në rajonet ku këto dy banka operojnë
  • Kontribut për dëmshpërblimin e mbajtësve të obligacioneve të subvencionuara.

25 Qershor 2017

 

Sot, ne aprovuam blerjen e disa aktiviteteve të Bankës Popullore të Vincenzës (Banca Popolare di Vicenza) dhe të Banka Veneto (Veneto Banca), dy institucione që kishin arritur në një gjendje të dëshpëruar, gjerësisht të pranuar, dhe për të cilat përpjekjet e mëparshme të shpëtimit kishin dështuar.

 

Kostoja e Bankës sonë për përpjekjet e shpëtimit të bëra më parë, së bashku me mbështetjen e dhënë për katër banka lokale përgjatë vjeshtës së 2015, arritën një total prej më shumë se 1.5 miliardë eurosh. Për më tepër Intesa Sanpaolo kishte konfirmuar dhe më parë se do të kontribuonte me pjesën e saj proporcionale të 1.2 miliardë eurove shtesë për rikapitalizimin e të dy bankave, gjë që nuk ndodhi për shkak të angazhimeve të pamjaftueshme nga pjesa tjetër e sistemit bankar.

 

Pa ofertën e prezantuar nga Intesa Sanpaolo – e vetmja e paraqitur në ankandin konkurues të mbajtur nga Qeveria – kriza e dy bankave do të kishte një impakt të rëndësishëm në të gjithë sistemin bankar Italian, me pasoja të rënda për ekonominë që do të kishte vënë në rrezik rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

 

Ndërhyrja jonë do të na mundësojë të garantojmë sigurinë e rreth 50 miliardë eurove kursime të mbajtura nga të dy bankat, dhe të mbrojmë rreth 2 milionë klientë, prej të cilëve 200.000 sipërmarrje që operojnë në disa nga rajonet më dinamike të Italisë. Integrimi i të dy bankave dhe punonjësve të tyre do të menaxhohet pa pushime nga puna dhe vetëm përmes marrëveshjeve dypalëshe vullnetare. 

 

Në vijim të blerjes, Intesa Sanpaolo do të mbështesë ekonominë reale në rajonet ku dy bankat Veneciane operonin, duke e zgjeruar me 5 miliardë euro kreditimin afat-mesëm dhe afat-gjatë në gjysmën e dytë të 2017-ës, si shtesë mbi 50 miliardë eurot që Intesa Sanpaolo parashikon të kreditojë në Itali përgjatë gjithë vitit.

 

Intesa Sanpaolo do të kontribuojë gjithashtu për dëmshpërblimin e zotëruesve të obligacioneve të subvencionuara, për një total prej 60 milionë eurosh.

 

Oferta e sotme e propozuar nga Bordi ynë Drejtues u bë me kushtin që të mos ketë asnjë impakt në fortësinë e kapitalit të Intesa Sanpaolos duke ruajtur 860 miliardë eurot e kursimeve që i janë besuar Bankës sonë, si dhe duke mos ndikuar mbi të drejtat e aksionerëve tanë.  

 

Në vijim të integrimit të rrjetit të degëve të të dy bankave,  Intesa Sanpaolo do të bëhet Grupi Bankar kryesor në Italinë veri-lindore, rrjeti i dytë më i madh i shërbimeve për individë në Siçili dhe do të forcojë edhe më shumë prezencën e saj në Apulia. Intesa Sanpaolo synon të mbetet pikë referimi për familjet dhe bizneset në këto rajone, bazuar në të njëjtin model bankar që e ka bërë Intesa Sanpaolon një bankë lider, të mirënjohur në Europë.

 

Banka jonë i ka rrënjët e thella në territoret ku operon. Për këtë arsye, ne jemi të bindur se vlera më e madhe rrjedh prej njerëzve tanë: klientëve tanë dhe punonjësve tanë.

 

Ky do të mbetet prioriteti ynë në rajonet ku Banka Popullore e Vincenzës (Banca Popolare di Vicenza) dhe Banka Veneto (Veneto Banca) janë prezente.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML