|
|
|
Depozita me Afat për Bizneset |
 |
|
| Depozita me afat është një depozitë me afat e të ardhurave që klienti depoziton në bankë për një periudhë të caktuar e cila mund të zgjasë një ose dy javë, një muaj, tre muaj, gjashtë muaj, nëntë muaj, një vit ose dy vjet (vetëm për depozitat në Lek, Euro dhe USD)dhe 3 vjet vetëm për Depozitat në Euro dhe Lek. |
 |
|
|
|
Për klientët biznes dhe korporatë banka ofron depozita me afate dhe interesa të ndryshueshme, në mënyrë që ju të investoni me efikasitet likuiditetin afat-shkurter. Banka ofron depozita në monedha të ndryshme p.sh LEK, EUR, USD dhe GBP.
Dy lloje depozitash:
-
Depozita të rinovueshme (me interes të kapitalizuar ose jo të kapitalizuar)
-
Depozita të parinovueshme (shuma e depozitës dhe interesat kreditohen automatikisht në datën e maturimit të Depozitës me Afat në llogarinë rrjedhëse të klientit).
Normat e interesit publikohen në Tabelën e Normave të Interesit (faqja kryesore, djathtas poshte), e cila përditësohet pa njoftim paraprak nga Banka. Interesi përllogaritet mbi bazë vjetore.
Avantazhet e Depozitës me Afat
-
Mund të menaxhohet nga llogaria rrjedhëse;
-
Norma e interesit bazohet në shumën e depozitës;
-
Mundësi për të zgjedhur afatin e dëpozitës: 1, 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj (3 vjet vetëm për Depozitat në Lek dhe Euro)
-
Mundësi për hapjen e një depozite me afat për një periudhë më të shkurtër se 30 ditë;
-
Mundësi për të negociuar për një afat të caktuar depozite;
-
Mundësi për të depozituar fonde të tjera në llogari gjatë afatit të përcaktuar të depozitës;
-
Të gjitha depozitat, fillestare dhe depozitat shtesë, regjistrohen si depozita individuale në llogarinë e klientit dhe aplikohet interes individual deri në datën më të afërt të maturimit kur depozitat bashkohen;
-
Në datën e maturimit të depozitës, depozita mund të rinovohet automatikisht (për të njëjtën shumë ose jo, sipas udhëzimeve të klientit)
|
|
|
|
|
|
|