|
Dy marrëveshje të ndryshme, më shumë përfitime për klientët tanë
Tiranë, 6 korrik 2006 - Tashmë Banka Amerikane e Shqipërisë e ka konsoliduar pozicionin e vet si një institucion financiar i qëndrueshëm. Banka ka si mision të ofrojë shërbime financiare jo vetëm klientëve në Shqipëri, por gjithashtu edhe për komunitetet shqiptare që jeton në Greqi dhe Itali.
Në vitin 2005 BASH nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me dy institucione bankare në Itali dhe Greqi, përkatësisht me Banca Lombarda Group dhe ATEbank (Banka Agrare e Greqisë).
Në Qershor të vitit 2004 BASH hapi degën e parë në Athinë, Greqi. Hapja e kësaj dege ishte një hap i vendimtar dhe një ngjarje e rëndësishme pasi BASH është banka e parë dhe e vetmja që ka hapur një degë jashtë vendit. Në fillim të vitit, në muajin prill, BASH hapi degën e saj të dytë në Greqi, pikërisht në qytetin port të Selanikut, ku është përqëndruar komuniteti i dytë më i madh i shqiptarëve.
Një vit pas hapjes së degës së parë në Athinë, në Maj, 2005, BASH nënshkroi një marrëveshje me ATEbank. Kjo marrëveshje i lejon qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi, që nëpërmjet rrijetit të Bankës Agrare të Greqisë (ATEbank) me më shumë se 450 degë, të depozitojnë fonde në llogarinë e BASH në Greqi, ose të transferojnë para në çdo degë të BASH në Shipëri. Një tjetër avantazh është mundësia që i ofrohet klientëve për të paguar këstin mujor të kredive të akorduara nga degët e BASH në Greqi nëpërmjet degëve të ATEbank.
Mbështetur mbi të njejtën filozofi, BASH nënshkroi një marrëveshje tjetër me Banca Lombarda Group, një grup bankar me rreth 1000 degë dhe agjenci në të gjithë Italinë e cila ka një prezencë të fortë në veri dhe në qendër të vendit. Ky grup bankar përfshin Bankën e Breshias; Bankën Rajonale Europiane, Bankën e Valle Camonica; Bankën SanGiorgio dhe BancaCassa di Risparmio di Tortona.
Në saj të kësaj marrëveshje komuniteti i 320,000 shqiptarëve mund të transferojnë para në Shqipëri me komisione minimale. Përveç kësaj, do të ofrohen dhe shërbime të tjera bankare për gati 6000 biznese Shqiptare të regjistruara në Itali.
Sipas statistikave të vitit 2005, transfertat hyrëse të kanalizuara nëpërmjet sistemit bankar në fund të vitit 2005 treguan se shuma totale e dërgesave nga Italia në Shqipëri arriti në 124 milion Euro. Ndërsa transfertat hyrëse vetëm nëpërmjet BASH përbënin 38 përqind të totalit, ose 47 milion Euro të totalit të shumës. |