Dy mundësi të reja për të paguar me kartë
Paguani tek dyqanet e Vodafonit me kartën tuaj
Tiranë, 4 shtator 2006 - Falë një marrëveshje të re ndërmjet Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe Vodafone Albania tashmë çdo individ apo biznes klient i Vodafone Albania mund të kryej pagesa faturash apo blerje të ndryshme me kartën Visa ose MasterCard në dy prej pikave kryesore të Vodafone Albania në Tiranë.
Implementimi i kësaj marrëveshje ka nisur me vendosjen e një terminali POS (Pikë-Shitje) në dyqanin e Vodafone Albania pranë Qendrës Tregtare Europiane (Galeria – mbrapa Piramidës), dhe një terminali POS tjetër tek Vila Vodafone që është hapur së fundmi tek Rruga "Deshmoret e 4 Shkurtit" tek ish-Blloku.
Pra kur klienti paraqitet pranë njërit prej dyqaneve të Vodafone Albania për të kryer një blerje apo pagesë fature, etj, ai nuk do ketë nevojë që të mbajë me vete para Kesh. Në momentin e kryerjes së transaksionit me kartë fondet transferohen në mënyrë elektronike nga llogaria bankare e klientit në llogarinë e Vodafone Albania.
Kështu çdo klient i Vodafone Albania, qoftë individ apo kompani mund të përdorë kartën për të kryer të gjitha llojet e transaksioneve në dyqanit, qoftë për të blerë karta rimbushëse, për të paguar faturën mujore, blerje aparati celular, aksesorë, etj.
Të gjitha pagesat mund të kryhen duke përdorur çdo lloj karte personale apo korporative të tipit Visa ose MasterCard.
Për më tepër informacion ju lutem drejtohuni në dyqanet e sipërpërmendura të Vodafone Albania. |