|
“Unë mendoj se do të kishte kuptim të kemi një përfaqësi ndërkombëtare në drejtimin e lartë. Ka hapësira për më shumë diversitet,” deklaroi për Financial Times Enrico Cucchiani, drejtori ekzekutiv që nga muaji Dhjetor, duke shtuar se ai ishte veçanërisht mjaft i tërhequr nga bankierët e talentuar nga Azia.
Plani reflekton dëshirën e Z. Cucchiani për të përmirësuar efikasitetin e operacioneve të saj jashtë Italisë, ndërkohë duke kapitalizuar gjithashtu tërheqjen nga investimet bankare ndërkombëtare nga rivali vendas UniCredit.
Ne kemi një rrjet të konsiderueshëm jashtë Italisë. Ne dëshirojmë që ta bëjmë punën e rrjetit më të lidhur dhe të bashkuar dhe të gjejmë më shumë sinergji nga operacionet e ndryshme,” tha Z. Cucchiani.

Strategjia e investimeve bankare do të vazhdojë të mbështesë biznesin Italian për t’u bërë më shumë ndërkombëtar, por qëllimi ishte për të zgjeruar këtë rol në mënyrë të ndjeshme, shtoi ai.
Z. Cucchiani, më parë tek Kompania Gjermane e Sigurimit Allianz, me planin për të përmirësuar efikasitetin e grupit nëpër botë, pritet të ketë një vështrim të mprehtë të bazës së shpenzimeve të Intesës, mundësisht reduktimi i numrit të 101,000 punonjësve, një e treta e të cilëve punojnë jashtë Italisë.
Por ai deklaroi se tani nuk është koha për marrëveshje – qoftë për blerjen ose shitjen e bizneseve. “Harroni blerjet” deklaroi ai. “Disa aktive mund të kenë një rëndësi më të vogël. Por perimetri [i Inesa-s] është dhënë – kjo nuk është koha për strategji krijuese.”
“Prioriteti kryesor” i tij do të jetë menaxhimi i bazës së kapitalit të bankës Intesa. “Ne duhet ta shpërndajmë kapitalin aty ku mund të maksimizojmë fitimet. Selektimi i rrezikut, rivendosja e çmimeve dhe efikasiteti i madh janë absolutisht të rëndësishme” – tha ai.
Pas marrjes së një prej pjesëve më të mëdha të raportuar të financimit nga lehtësia e likuiditetit tre vjeçar të Bankës Qëndrore Europiane, në vlerën 10 miliard Euro, Intesa javën e kaluar u bë banka e parë nga një vend periferik i eurozonës që rriti financimin e konsiderueshëm të obligacioneve të pasiguruara për shumë muaj. Ajo shtoi 1.5 miliard euro për 18 muaj me më pak se 3 pikë përqindje mbi normën mesatare krahasuese të swap.
Por Z. Cucchiani tha se ai mbetej i kujdesshëm për perspektivën ekonomike, duke paralajmëruar se mjedisi i kreditimit është duke u përkeqësuar, Europa është në recesion dhe duke qenë se ecuria e ekonomisë reale përkeqësohet, volumi i kredive të këqija do të rritet. Për të përballuar këtë, zbutësit e kapitalit dhe kapaciteti për rritjen e provigjioneve ndaj kredive të këqija, do të jenë çelësi kryesor.
Financial Times 6 Shkurt 2012 |