Kreditë afat-shkurtër ose paradhënie afat-shkurtër (KASH)
Janë linja kredie afat-shkurtra (deri në një vit) të cilat mund të përdoren nga kredimarrësit për të rritur kapitalin qarkullues dhe mbulimin e financimit për importet ose eksportet. Këto kredi zakonisht janë të rinovueshme.
Linjë kredie me likuidim të menjëhershëm
Kredia me likuidim të menjëhershëm është linjë kredie që Intesa Sanpaolo Bank Albania ua ofron kredimarrësve për të rritur kapitalin qarkullues/paradhënie mbi bazë kontrate.
Linja Overdrafti/Paradhënie bankare:
-
Linjë Overdrafti me afat një vjeçar
– Përdorim i përkohshëm kredie nga klienti për të rritur kapitalin qarkullues dhe mbulimin e financimit për importet ose eksportet Afati: i ndryshueshëm, maksimumi 12 muaj, e rinovueshme.
-
Linjë Overdraft-i e përkohshme
– Ky shërbim u ofrohet klientëve shumë të mirë të Bankës për t’i ndihmuar ata në plotësimin e nevojave urgjente të aktiviteteve të tyre kur përballen me mungesë likuiditeti afat-shkurtër. Likuidimi i kësaj linje kredie bëhet brenda një periudhe të shkurtër. Afati i kredisë: i ndryshueshëm, maksimumi 3 muaj.
Financimi i Kontratave
Paradhënie mbi bazë kontratash importi, eksporti ose kontrata të tjera. Financimi i mungesës së kapitalit qarkullues për kompanitë bëhet në bazë të kontratës. Klienti nënshkruan “një letër të parevokueshme” për të kanalizuar pagesën për mallrat nëpërmjet Bankës.
Paradhënie mbi bazën e faturave
Paradhëniet mbi bazën e faturave të lëshuara për të siguruar shuma të caktuara për të financuar mungesën e përkohshme të likuiditetit për kontratat/punimet në progres për një periudhë të caktuar. Prirja për të financuar aktivitetin kryesor të kompanisë, kthimi i kredisë është afat-shkurtër.
Linja e Letër Kredisë ose Linja e kredisë të Garancisë Bankare
Letër Kredia ose Garancia Bankare janë linja kredie qe mbulojnë shërbime afat-shkurtra kredie (deri në një vit) të cilat përdoren nga kredimarrësit për të rritur kapitalin qarkullues me anë të hapjes së Garancive Bankare ose Letrave të Kredisë për të siguruar financimin e importeve, eksporteve, dhe të tjera.
-
Linja e Letër Kredisë - Banka nëpërmjet korrespondentëve të vet jashtë merr përsipër të paguaj në emër të klientit (eksportuesi/importuesi) në bazë të dokumenteve dokumentare të dorëzuar në bankë; Letër kredia ndihmon marrëdhëniet tregtare me furnitorët/klientët e cila mund të transformohet në linjë Overdraft-i ose kredi me afat me datë maturimit.
-
Linja e Garancisë Bankare - Banka garanton palëve të treta, në emër të klientit (debitorit), kthimin e detyrimit: