intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Hapet Agjencia Kristal

spacer
Më datë 9 maj 2008, BASH hapi Agjencinë Kristal pranë Qendrës Kristal, që është edhe qendra më e re dhe më e madhe tregtare brenda Tiranës. Hapja e kësaj agjencie e çoi në 19 numrin e njësive bankare që BASH operon në rrethin e Tiranës.
home

Hapet Agjencia Kristal

Tiranë - Më datë 9 maj 2008, BASH hapi Agjencinë Kristal pranë Qendrës Kristal, që është edhe qendra më e re dhe më e madhe tregtare brenda Tiranës. Hapja e kësaj agjencie e çoi në 19 numrin e njësive bankare që BASH operon në rrethin e Tiranës.

Agjencia Kristal gjendet në zonën që njihet me emrin Komuna e Parisit. Në këto vitet e fundit kjo zonë ka njohur një rritje të ndjeshme si në numrin e banorëve po ashtu edhe të bizneseve duke u kthyer kështu edhe në një zonë strategjike ku BASH është vendosur tashmë me qëllim ofrimin e shërbimeve bankare për individët dhe bizneset aty.
Hapja e agjencisë përkon edhe me inaugurimin e vetë Qendrës Kristal, e cila, siç thamë është qendra tregtare më e madhe brenda Tiranës. Kjo qendër ofron një përzgjedhje të mirë dyqanesh dhe shërbimesh të tjera që plotësojnë më së miri nevojat e banorëve të zonës.

Agjencia e Kristal ndodhet në hyrjen kryesore të Qendrës Kristal dhe është e hapur për të gjithë klientët çdo të hënë deri të premte, nga ora 9:30 – 15:30.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML