Hapet Dega e Shëngjinit
Intesa Sanpaolo Bank Albania hapi sot degën e saj të 37-të në qytezën bregdetare të Shëngjinit. Me përurimin e kësaj dege banka bën një hap të mëtejshëm në zgjerimin e prezencës sa saj në pjesën veri-perëndimore të vendit, ku aktualisht është e pranishme me degën në Shkodër dhe së shpejti në Lezhë.
E vendosur pranë Doganës së Shëngjinit, dega e re synon t’i ofrojë shërbimet e saj bizneseve dhe klientëve individë të zonës.
Orari zyrtar për veprimet me klientët është 9:00 – 15:30, të hënën deri të premten.
Dega Shengjin
Godina e Doganes, Shengjin
Tel. +355 281 2253/3/4
Fax. +355 281 22535
Email: degashengjin@intesasanpaolobank.al
Ju mirëpresim. |