intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Hapet zyrtarisht dega e Lezhës

spacer
Sot, në qytetin e Lezhës, Intesa Sanpaolo Bank Albania organizoi një aktivitet me rastin e hapjes zyrtare të degës në Lezhë. Të pranishëm në këtë pritje, ishin përfaqësuesit më të lartë nga banka si dhe nga pushteti vendor, së bashku me biznesmenë dhe të ftuar të tjerë të veçantë.
home

Hapet zyrtarisht dega e Lezhës

Sot, në qytetin e Lezhës, Intesa Sanpaolo Bank Albania organizoi një aktivitet me rastin e hapjes zyrtare të degës në Lezhë. Të pranishëm në këtë pritje, ishin përfaqësuesit më të lartë nga banka si dhe nga pushteti vendor, së bashku me biznesmenë dhe të ftuar të tjerë të veçantë.
 
Në fjalën e tij, zoti Stefano Farabbi, Drejtor i Përgjithshëm i bankës, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shprehu rëndësinë që banka i jep mbështetjes së zhvillimit të biznesit dhe vetë vendit. Ai shpjegoi se produktet dhe shërbimet që ofrojmë, nuk janë thjesht ato të një banke lokale, por ofrojnë edhe sigurinë e një prej grupeve bankare më të mëdha në Eurozonë. Ky fakt krijon një bazë të sigurt jo vetëm për bankën, por mbi të gjitha për bizneset dhe njerëzit që zgjedhin shërbimet e saj.
 
Të pranishmit u përshëndetën nga kryetari i bashkisë së Lezhës zoti Viktor Tusha, i cili shprehu kënaqësinë dhe urimet e tij për hapjen e kësaj dege në qytetin e tij. Gjithashtu përshëndetën edhe prefekti i Lezhës zoti Kastriot Kodheli; si dhe kryetari i këshillit të qarkut zoti Bardh Rica.
 

Hapja e degës së Lezhës u parapri nga hapja e degës në Shëngjin, në dhjetorin e kaluar, dhe e çon në 38 numrin total të degëve. Pozicioni gjeografik i këtyre dy degëve, në veri të vendit, shumë pranë me portin e Shëngjinit dhe me rrugën kombëtare që lidh qendrën e vendit me veriun, krijojnë disa nga bazat e sigurta për zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit si dhe rritjen e nevojave për shërbime bankare në këtë zonë. Degët e reja do të punojnë ngushtë me njëra-tjetrën si dhe me atë në Shkodër, për të konsoliduar më tej pozicionin strategjik të bankës në veriun e vendit.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML