intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

INTESA SANPAOLO: REZULTATET E KONSOLIDUARA ME 30 QERSHOR 2016

spacer
home

NJOFTIM PER SHTYP

 

INTESA SANPAOLO: REZULTATET E KONSOLIDUARA ME 30 QERSHOR 2016

 

 

FITIMI NETO PER GJASHTEMUJORIN E PARE TE VITIT 2016 REZULTOI 1,707 MILION EURO.
DUKE PERJASHTUAR SHPENZIMET E ZAKONSHME PER FONDIN E NDERHYRJEVE TE JASHTEZAKONSHME PER TE GJITHE VITIN 2016 QE JANE REGJISTRUAR NE GJASHTEMUJORIN E PARE, FITIMI NETO REZULTOI 1,810 MILION EURO.
FITIMI NETO TASHME ISHTE GATI 90% I OBJEKTIVIT TONE PREJ 3 MILIARD EURO PER VITIN 2016, DUKE PERFSHIRE FITIMIN NETO TE KAPITALIT PREJ AFERSISHT 895 MILION EURO NGA SHITJA E SHOQERIVE SEFETI DHE INTESA SANPAOLO CARD (MARREVESHJET E SHITJES U NENSHKRUAN NE TREMUJORIN E DYTE TE 2016 DHE FITIMI I KAPITALIT DO TE KONTABILIZOHET NE GJASHTEMUJORIN E DYTE TE VITIT 2016).
KAPITALI BAZE ISHTE I FORTE DHE MBI KERKESAT RREGULLATORE, MADJE EDHE SIPAS SKENARIT TE PAFAVORSHEM TE PROVES SE REZISTENCES. RAPORTI I KAPITALIT REZULTOI 12.9% PA DIVIDENDET E PERLLOGARITUR.
TE ARDHURAT NGA KOMISIONET DEMONSTRUAN NJE RIKUPERIM TE FORTE GJATE TREMUJORIT TE DYTE.
TENDENCA E KREDISE U PERMIRESUA ME NJE RITEM ME TE SHPEJTE. GJATE TREMUJORIT TE DYTE TE VITIT 2016, GJENDJA E KREDIVE ME PROBLEME DHE NIVELI I KREDIVE ME PROBLEME QE VIJNE NGA KREDITE E MIRA PESOI NJE RENIE TE METEJSHME (NIVELI ME I ULET TREMUJOR QE NGA KRIJIMI I INTESA SANPAOLO DHE NIVELI ME I ULET GJASHTEMUJOR QE NGA VITI 2007).
INTESA SANPAOLO VAZHDON TE OPEROJE SI NJE FAKTOR PERSHPEJTUES PER RRITJEN E EKONOMISE REALE NE ITALI. NE GJASHTEMUJORIN E PARE TE VITIT 2016 KREDITE E REJA AFAT-MESME/ AFAT-GJATA QE KA DISBURSUAR GRUPI PER INDIVIDET DHE BIZNESET ITALIANE ARRITEN VLEREN PREJ 24 MILIARD EURO (DERI NE 24% ME SHUME NE KRAHASIM ME GJASHTEMUJORIN E PARE TE VITIT 2015). NE GJASHTEMUJORIN E PARE TE VITIT, BANKA NDIHMOI DHE LEHTESOI RIKUPERIMIN NE STATUSIN E KREDIVE PA PROBLEME ME SHUME SE 10,000 SHOQERI – DUKE ARRITUR NE AFERSISHT 40,000 SHOQERI PREJ VITIT 2014. 
 


Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale (10) është përgjegjës për operacionet në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet filialeve dhe degëve komerciale bankare dhe jep udhëzime, mundëson koordinimin dhe mbështetjen për filialet e grupit. Ai është përgjegjës për të përcaktuar strategjinë e zhvillimit të Grupit në lidhje me praninë jashtë, duke përfshirë eksplorimin dhe analizën e mundësive të reja për rritje në tregje ku Grupi tashmë është i pranishëm si dhe në tregje të reja. Divizioni koordinon gjithashtu operacionet e Bankave Ndërkombëtare Filiale dhe marrëdhëniet e tyre me departamentet e drejtorisë qendrore të Kompanisë Mëmë dhe me degët dhe zyrat e Divizionit të Investimeve Bankare jashtë. Divizioni është përgjegjës për operacionet e grupit në zonat e mëposhtme gjeografike: i) Europën Jug-lindore me Privredna Banka Zagreb në Kroaci, Banca Intesa Beograd në Serbi, Intesa Sanpaolo Banka Bosna i Hercegovina në Bosnje Hercegovinë, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Intesa Sanpaolo Bank Romania; ii) në Europën Qendrore – Lindore me Banka Koper në Slloveni, VUB Banka në Sllovaki dhe CIB Bank në Hungari; iii) në Federatën e Shteteve të Pavarura dhe  Zonën së Mesdheut Jugor me Banca Intesa në Federatën Ruse dhe me Bankën e Aleksandrisë në Egjipt.

 

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016, Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale regjistroi të dhënat e mëposhtme:


- fitimi neto 566 milion Euro, 12.6% më shumë përkundrejt 503 milion Euro në Tremujorin e Parë të vitit 2016;
- shpenzimet operative 239 milion Euro, 0.1% më shumë përkundrejt 239 milion Euro në Tremujorin e Parë të vitit 2016;
- marzhi operativ 327 milion Euro, 23.8% më shumë përkundrejt 264 milion Euro në Tremujorin e Parë të vitit 2016; 
- raporti fitim/humbje 42.2% përkundrejt 47.5% në Tremujorin e Parë të vitit 2016; 
- provizionet dhe rregullimet neto 46 milion Euro, përkundrejt 42 milion Euro në Tremujorin e Parë të vitit 2016;
- nuk rezulton asnjë fitim ose humbje  investimet në letrat me vlere të investimit dhe investime të tjera përkundrejt 4 milion Euro në Tremujorin e Parë të vitit 2016;
- tatimi përpara tatimit nga operacionet e vazhdueshme 281 milion Euro, 24.2% më shumë përkundrejt 226 milion Euro në Tremujorin e Parë të vitit 2016;
- fitimi neto 217 milion Euro, 26.8% më shumë përkundrejt 171 milion Euro në Tremujorin e Parë të vitit 2016.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016, Divizionin Ndërkombëtar i Bankave Filiale regjistroi të dhënat e mëposhtme:


- fitimi neto 1,068 milion Euro, 2.5% më shumë përkundrejt 1,042 milion Euro në Gjashtëmujorin e parë të vitit  2015, duke kontribuar afërsisht me 12% në fitimin operativ të konsoliduar (11% në Gjashtëmujorin e parë të vitit  2015);
- shpenzimet operative 477milion Euro, 4.4% më pak përkundrejt 499 milion Euro në Gjashtëmujorin e parë të vitit  2015;
- marzhi operativ 591 milion Euro, 8.8% më shumë përkundrejt 543 milion Euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015;
- raporti fitim/humbje 44.7% përkundrejt 47.9% në gjashtëmujorin e parë të vitit  2015;
- provizionet dhe rregullimet neto prej 88 milion Euro, përkundrejt 165 milion Euro në  Gjashtëmujorin e parë të vitit  2015;
- fitime nga investimet në letra me vlerë të investimit dhe nga investime të tjera në vlerën prej 4 milion Euro, përkundrejt asnjë fitimi/humbje në  Gjashtëmujorin e parë të vitit  2015;
- tatimi përpara tatimit nga operacionet e vazhdueshme 507 milion Euro, 34.1% më shumë përkundrejt 378 milion Euro  në Gjashtëmujorin e parë të vitit  2015;
- fitimi neto 389 milion Euro, 37% më shumë përkundrejt 284 milion Euro në Gjashtëmujorin e parë të vitit  2015.

 

 

Vështrim i përgjithshëm për vitin 2016


Në vitin 2016, Grupi Intesa Sanpaolo parashikohet të përmirësojë fitimin e konsoliduar përpara tatimit dhe fitimin neto në krahasim me vitin 2015. Objektivi dhe angazhimi për të shpërndarë dividendë në vlerën 3 miliard Euro për vitin 2016, sikundër është parashikuar në Planin e Biznesit, tashmë konfirmohet.

 

 

Për më shumë informacion:
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun & Marketingut
Intesa Sanpaolo Bank Albania
+355 42 276112/3; 0684081889
corporate.communication@intesasanpaolobank.al
www.intesasanpaolobank.al

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML