intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ABAflex
  • suporti
  • degët
Mirësevini në ABAflex
Logohu në ABAflex
Asistenca teknike
+355 4 2276222/3
Asistenca elektronike
helpdesk@intesasanpaolobank.al
 
 
 
produktet po ngarkohen

INTESA SANPAOLO: REZULTATET E KONSOLIDUARA MË 31 DHJETOR 2009

spacer
Torino, Milano – Në një mbledhje të mbajtur më 19 mars 2010, Këshilli Drejtues i Intesa Sanpaolo i drejtuar nga Enrico SALZA, miratoi të dhënat financiare të kompanisë mëmë dhe të dhënat e konsoliduara, për vitin që mbyllet më 31 Dhjetor 2009.
home

 

  • Fitimi Neto: 543 milion Euro për tremujorin e katërt 2009;
  • Fitimi i konsoliduar neto kapi shifrën 2,805 milion euro, 9.9% më shumë krahasuar me 2,553 milion euro në 2008
  • Raporti i kapitalit më 31 Dhjetor 2009 pas shpërndarjes së Dividenteve: Raporti i Kapitalit bazë është 8.4%.
  • Në kuadrin e një politike të qëndrueshme për dividentët që rezulton nga fitimi i qëndrueshem, Këshilli Administrativ aktual vendosi të propozojë shpërndarjen dividentëve në shumën një billion euro në Mbledhjen e radhës së Aksionerëve, duke paguar 8 euro për aksionet e zakonshme dhe 9.1 euro për aksionet e kursimit.

Në këtë kuadër Divizioni Ndërkombëtar i Bankave ku bën pjesë dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, pati këtë kontribut:   

 

Divizioni Ndërkombëtar i Bankave është përgjegjës për aktivitetet në tregjet e jashtme ku Grupi operon nëpërmjet filialeve bankare dhe degëve të tyre. Divizioni jep udhëzime, bashkëpunon dhe mbështet filialet jashtë që janë aktive kryesisht në fushën e shërbimeve dhe produkteve bankare për individët. Ai është përgjegjës për përcaktimin e strategjisë së zhvillimit të Grupit në lidhje me prezencën direkte jashtë, si dhe për analizimin dhe gjetjen e mundësive të reja rritjeje në tregje ku Grupi aktualisht është prezent dhe në tregje të reja. Ky Divizion koordinon gjithashtu operacionet e bankave ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e tyre me departamentet qëndrore të Kompanisë Mëmë, degët dhe zyrat jashtë të Divizionit të Korporatave dhe Investimeve Bankare. Divizioni përbëhet nga 3 Departamentet e mëposhtme të cilat janë përgjegjës për zonat gjeografike përkatesë ku operon Grupi: i) Zona e veprimtarisë bankare të Europës Juglindore (EJL) e cila përfshin filialet e bankave që ndodhen në Europën Juglindore, Privredna Banka Zagreb në Kroaci, Banca Intesa Beograd në Serbi, Intesa Sanpaolo Banka Bosna i Hercegovina në Bosnjë Hercegovinë, Intesa Sanpaolo Bank Albania në Shqipëri dhe Intesa Sanpaolo Bank Romania në Rumani; ii) Zona e Aktiviteve Bankare të Europës Qëndrore Lindore, Banka Koper në Slloveni, VUB Banka në Sllovaki, CIB Bank në Hungari; iii) Zona e Aktiviteteve Bankare CIS dhe Zona e Aktiviteteve Bankare të Mesdheut Jugor ku përfshihen filialet e KMB Bank në Federatën Ruse (Në 1 Janar 2010 pas bashkimit me ZAO Banca Intesa, banka ndryshoi emrin në Banca Intesa), Pravex-Bank në Ukrainë dhe Banka e Aleksandrisë në Egjipt.

 

Në tremujorin e katërt të vitit 2009, Divizioni i Bankave Ndërkombëtare regjistroi:

  • të ardhura operacionale 572 milion euro, 3.6% më shumë se 552 milion euro në tremujorin e vitit 2009;
  • kosto operacionale 283 milion euro, 2.1% më shumë se 277 milion euro në tremujorin e mëparshëm;
  • marzhi operacional 289 milion euro, 5.1% më shumë se 275 milion euro në tremujorin e mëparshëm;
  • raporti i fitim/kosto 49.5% kundrejt 50.2% në tremujorin e tretë të 2009;
  • fondet rezervë neto dhe rregullimet 173 milion euro kundrejt 155 milion euro në tremujorin e mëparshëm;
  • fitimi para tatimit nga operacionet e vazhdueshme 117 milion euro, 3.5% më pak krahasuar me 121 milion euro gjatë tremujorit të mëparshëm;
  • fitimi neto 111 milion euro, 22.3% më shumë krahasuar me 91 milion euro në tremujorin e tretë të 2009.

 

Për të gjithë vitin 2009, Divizioni Ndërkombëtar i Bankave regjistroi:

  • të ardhura operacionale 2,215 milion euro, 3.2% më pak krahasuar me 2,288 milion euro në vitin 2008 (pa perfshirë efektet e këmbimeve valutore, të ardhurat operacionale u rritën me 3.1%) dhe u kontabilizuan në 13% të shifrës së konsoliduar të Grupit (njësoj si në vitin 2008);
  • kosto operacionale 1,137 milion euro, 7.3% më pak krahasuar me 1,226 milion euro në 2008;
  • marzhi operacional 1,078 milion euro, 1.5% më shumë se 1,062 milion euro në 2008 (pa përfshirë efektet e këmbimeve valutore, marzhi ishte 7.4% më shumë);
    raporti i fitim/kosto 51.3% kundrejt 53.6% në 2008;
  • fondet rezervë neto dhe rregullimet 638 milion euro krahasuar me 351 milion euro në 2008;
  • fitimi para tatimit nga operacionet e vazhdueshme 443 milion euro, 34.2% më shumë se 330 milion euro në 2008 e cila pati një ndikim prej zhvlerësimit të emrit të mirë në vlerën 390 të Pravex-Bank;
  • fitimi neto 364 milion euro, gati dyfishi i fitimit prej 187 milion euro në 2008.

Banca Fideuram, nëpërmjet rrjetit të vet private bankers, kryen aktivitetet për mbledhjen e aktiveve duke u shërbyer klientëve me një potencial kursimi që varion midis nivelit mesatar dhe të lartë. Gjatë tremujorit të katërt te vitit 2009, Banca Fideuram regjistroi:

  • të ardhura operacionale 168 milion euro, 14.9% më shumë se 146 milion euro në tremujorin e tretë të vitit 2009;
  • kosto operacionale 84 milion euro, në të njëjtin nivel me tremujorin e 2009;
  • marzhi operacional 84 milion euro, 36.2% më shumë nga 62 milion euro në tremujorin e mëparshëm;
  • raporti kosto/fitim 50% kundrejt 57.5% në tremujorin e tretë të 2009;
    fondet rezervë neto dhe rregullimet 15 milion euro;
  • fitimi para tatimit nga operacionet e vazhdueshme 70 milion euro, 34% me shumë nga 52 milion euro në tremujorin e tretë 2009;
  • fitimi neto 26 milion euro, 34.5% më shumë nga 20 milion euro në tremujorin e tretë në 2009; duke mos përfshirë shpenzimet nga shpërndarja e kostove të blerjes, fitimi neto për tremujorin e katërt do të ishte 47 milion euro.

 

Për të gjithë vitin 2009, Banca Fideuram regjistroi:

  • të ardhura operacionale 611 milion euro, 1.6% më pak nga 621 milion euro në 2008 duke kontribuar me 3% në shifrën e konsoliduar të Grupit (njësoj si në 2008);
  • kosto operacionale 328 milion euro, në te njëjtin nivel me 327 milion euro ne 2008;
  • marzhi operacional 283 milion euro, 3.7% më pak nga 294 milion euro ne 2008;
  • raporti kosto/fitim  53.7% kundrejt 52.7% ne 2008;
  • fondet rezervë neto dhe rregullimet 43 milion euro nga 49 milion euro në 2008;
  • fitimi para tatimit nga operacionet e vazhdueshme 240 milion euro. Ne 2008 kjo shifër rezultoi negative 335 milion euro, për shkak të zhvlerësimit prej 580 milion euro të emrit të mirë;
  • fitimi neto 93 milion euro kundrejt fitimit neto të vitit 2008 e cila ishte negative 720 milion euro gjithashtu për shkak të ndikimit te zhvlerësimit prej 302 milion euro të mjeteve të patrupëzuara. Duke përjashtuar shpenzimet nga shpërndarja e kostove të blerjes, fitimi neto për 2009 do të ishte 178 milion euro.

 

Vështrim i përgjithshëm për vitin 2010

 

Skenari makroekonomik për vitin 2010 parashikon një tendencë të përmirësimit gradual me efekte positive progresive në industrinë bankare dhe për Intesa Sanpaolo. Gjate vitit, Grupi do të vazhdojë me të njëjtin kurs veprimi gjithmonë duke pasur si qëllim ruajtjen e rritjes se qëndrueshme për periudha afat-mesme: duke zhvilluar marrëdhënie afat-gjata me klientët, maksimizimin e efikasitetit – rregullimin dhe monitorimin e kontrollit të kostove dhe investimeve – dhe monitorimi i cilësisë së aktivit, likuiditetit dhe bazës së kapitalit.

 

Priten disa përmirësime tek të ardhurat operacionale të Grupit, duke pasqyruar një rikuperim të të ardhurave neto nga komisioni dhe mbrojtjen e të ardhurave neto nga interesi, dhe një rënie në kostot operacionale krahasuar me vitin 2009 edhe pas reduktimit të kostove me herët se planifikimi për tremujorin e katërt te vitit. Kostoja e kredisë pritet të jetë e ulët në krahasim me vitin 2009. Për këtë arsye, fitimi periodik duhet të përmirësohet për 2009. Duke marrë parasysh shpenzimet për integrimin që janeë kryesisht në rënie dhe fitimet nga veprimet për menaxhimin e kapitalit, të cilat janë duke u finalizuar aktualisht, fitimi neto për vitin pritet të tejkalojë fitimin e regjistruar në vitin 2009.

 

Udhëzime për Planin e Menaxhimit periudhën 2010-2012 për kryerjen testit e zhvlerësimit

 

Përpara miratimit të draftit të pasqyrave financiare, Këshilli Administrativ miratoi proçesin për zhvlerësimin e mjeteve të patrupëzuara dhe emrin e mirë, si dhe përputhshmërine e tij me kërkesat e SNK/SNRF edhe në bazë të Planit të përgatitur nga Drejtimi me qëllim kryerjen e testit të zhvlerësimit. Udhëzimet për Planin konfirmojnë objektivin për fitimin e qëndrueshëm të Grupit për periudha afat-mesme të përmbledhura në përmirësimin progresiv të raportit kosto-fitim, në fitimin periodik dhe fitimin neto, nëpërmjet:

  • përdorur plotësisht potencialin e rritjes së të ardhurave të bizneseve kryesore;
  • investimi në rritje dhe risitë neë administrimin e kostove;
  • kontrollit të cilësisë së aktivit, përgatitja për rikuperim;
  • Qëndrueshmëria e Grupit lidhur me mjaftueshmërinë e kapitalit dhe nivelin e likuiditetit;
  • risi dhe thjeshtim i elementëve kryesorë të suksesit për një periudhë tre – vjeçare.
Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act