Intesa Sanpaolo: Rezultatet Financiare sipas 31 Dhjetor 2007
Torino, Milano, Më 20 Mars 2008 u mblodh Këshilli Drejtues i Intesa Sanpaolo, kryesuar nga Enrico Salza, dhe miratoi draftet për pasqyrat financiare dhe pasqyrat e konsoliduara financiare të Kompanisë Mëmë më 31 Dhjetor 2007.
Rezultatet për vitin 2007 reflektojnë një ecuri dhe progres pozitiv pamvarsisht nga efektet negative të krizës së tregjeve financiare dhe përfitimeve margjinale deri tani nga sinergjitë e bashkimit.
Të ardhurat neto të konsoliduara të Intesa Sanpaolo për vitin 2007 kapën shifrën 7.250 milion Euro nga 4.707 milion në vitin 2006. Të ardhurat neto reflektuan impaktin pozitiv të rritjes së madhe të kapitalit nga njëra anë, kryesisht nga shitja e Cariparma, FriulAdria dhe 202 degëve bankës Credit Agricole.
-
Të ardhurat neto të konsoliduara për vitin 2007 arrijnë mbi 7.2 miliard Euro, përfshi rritjen e kapitalit nga shitjet e degëve (4.7 miliard për vitin 2006).
-
Propozimi për shpërndarjen e dividenteve: 0.38 euro për aksionet e zakonshme dhe 0.391 për aksionet e kursimit, shuma e pagesës e barabartë me 4.8 miliard Euro.
-
Të ardhurat operuese 18.008 milion Euro, +0.5% (17.915 milion për vitin 2006) + 5.5% të rivlerësuara.
-
Shpenzimet operuese 9.268 milion Euro, -3.7% (9.628 milion për 2006), - 1.1% të rivlerësuara.
-
Marzhi operues 8.740 milion Euro, +5.5% (8.287 milion për 2006)+15.2% të rivlerësuara.
-
Të ardhurat para tatimit nga vazhdimi i operacioneve 6.858 milion Euro, +0.8 (6.802 milion për 2006) +15.3% të rivlerësuara.
Banka Amerikane e Shqipërisë është pjesë e grupit Intesa Sanpaolo që prej datës 30 qershor 2007.
Për një informacion të plotë mbi pasqyrat financiare vizitoni faqen e Intesa Sanpaolo: http://www.intesasanpaolo.com/ |