intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Intesa Sanpaolo: Rezultatet sipas datës 31 mars 2008

spacer
U mblodh sot, nen drejtimin e Enrico Salza, Keshilli Drejtues i Intesa Sanpaolo i cili miratoi raportin tremujor te konsoliduar sipas 31 mars 2008.
home

Intesa Sanpaolo: Rezultatet sipas datës 31 mars 2008

Torino, Milano, 13 maj 2008 – U mblodh sot, nen drejtimin e Enrico Salza, Keshilli Drejtues i Intesa Sanpaolo i cili miratoi raportin tremujor te konsoliduar sipas 31 mars 2008(*).
 

Extract: Divizioni i Filialeve Nderkombetare (ku ben pjese dhe Banka Amerikane e Shqiperise)

Divizioni i Filialeve Nderkombetare mbikqyr aktivitetin e Grupit ne tregjet e huaja ku eshte prezent nepermjet bankave tregetare te kontrolluara dhe te asociuara, adreson , koordinon dhe mbeshtet filialet e huaja qe ushtrojne kryesisht aktivitet bankar retail; eshte pergjegjese per perkufizimin e strategjive zhvilluese te Grupit ne lidhje me pranine direkte ne tregjet e huaja, me studim sistematik dhe analizim te mundesive te reja te rritjes ne tregjet ne mbikqyrje dhe ne ato te reja, per koordinimin e veprimtarise te bankave te huaja dhe menaxhimin e marredhenieve te ketyre te fundit me strukturat qendrore te Shoqerise meme dhe me filialet ose zyrat e jashtme te Divizionit Corporate dhe Investment Banking. Divizioni eshte i strukturuar ne tre Drejtori, per drejtimin e zonave te ndryshme gjeografike ku shtrihet prania nderkombetare e Grupit:
  • Drejtoria e Zones se Bankave CEE&CEE, qe perfshin filialet e Europes Qender Lindore, Banka Koper ne Slloveni, Vseobecna Uverova Banka ne Sllovaki, Central-European International Bank ne Hungari, dhe ne Europen Jug Lindore, Privredna Banka Zagreb ne Kroaci, Banca Intesa Beograd ne Serbi, UPI Bankane Bosnje-Hercegovine, American Bank of Albania ne Shqiperi dhe Intesa Sanpaolo Bank Rumani;
  • Drejtoria e Zones se Bankave CSI, qe perfshin filialen e KMB Bank ne Federaten Ruse;
  • Drejtoria e Zones se Bankave te Mesdheut Jugor& Azise , ne krye te zhvillimit te marredhenieve ne pellgun e Mesdheut ku grupi eshte prezent nepermjet Bank of Alexandria

Divisioni i Filialeve Nderkombetare regjistron te ardhura operative neto ne vleren 497 milione Euro, me nje rritje prej 12,2% nga 443 milione te tremujorit te pare te 2007, baraz me 11% te te ardhurave operative neto te konsoliduara te Grupit(9% ne tremujorin e pare te 2007). Kostot operative rriten me 12,2% nga 229 ne 257 milione, per rritjen e rrjetit tregetar; rrjedhimisht, rezultati i marzhit operativ rritet me 12,1% , nga 214 ne 240 milione, dhe cost/income ratio ngelet i pandryshuar ne vleren 51,7%. Totali i provigjoneve dhe likuidimeve neto rritet nga 26 ne 43 milione; pas fitimeve nga aktivitetet te maturuara dhe investime te tjera ne vleren 2 milione, te ardhurat para taksimit nga operacionet ne vazhdim kapin vleren e 199 milione, me nje rritje prej 4,2% ne krahasim me 191 milione te tremujorit te pare te 2007.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML