 Projekti i ri publicitar – që lind në kuadrin e
strategjisë së komunikimit ndërkombëtar dhe që bashkon filialet ndërkombëtare që bëjnë pjesë tek Grupi Intesa Sanpaolo – tregon për
marrëdhëniet e qëndrueshme mes protagonistëve që bashkëveprojnë me njeri-tjetrin me sy mbyllur si shenjë ndërkombëtare e
besimit. Një fëmijë që hidhet në krahët e të atit, balerinë që kërcejnë në çati, inxhinierë që ndriçojnë një grataçelë, atletë gjatë një ndeshjeje vaterpoli, një nënë që ushqen vajzën e saj, akrobatë që realizojnë figura nga trapezi - pamje që shprehin mirëkuptimin maksimal mes partnerëve. Momente të ngarkuara emocionalisht, të theksuara edhe nga përdorimi i
lëvizjeve të ngadalshme. Një rrugëtim intensiv, i karakterizuar nga qëndrueshmëria dhe besimi reciprok, që mbyllet brenda ambienteve të një prej filialeve të Bankës.
Leitmotif të fushatës janë “
Discover a future built on trust’ (Zbulo një te ardhme të ndërtuar mbi besimin) dhe
‘Solid relationships are based on
trust’ (Lidhjet e qëndrueshme mbështeten te besimi).
Komunikimi zhvillohet në dy momente:
faza e parë institucionale e krijuar për të theksuar përkatësinë në Grup të filialeve ndërkombëtare dhe komunikimin e vlerës së besimit; dhe
faza e dytë, e përqëndruar kryesisht tek komunikimi i produktit, që në Shqipëri është
Intesa Sanpaolo Uno – një depozitë e garantuar drejtpërsëdrejti nga Grupi Intesa Sanpaolo.
Intesa Sanpaolo ka një prani të përzgjedhur në Europën qendër-lindore dhe në pellgun e Mesdheut, kjo falë rreth 1.900 sporteleve dhe 8,5 milionë klientëve të filialeve ndërkombëtare që operojnë në sektorin e shërbimeve të gjera bankare
në 13 vende:
Shqipëri (Intesa Sanpaolo Bank Albania), Bosnje-Hercegovinë (Intesa Sanpaolo Banka Bosna i Hercegovina), Kroaci (Privredna Banka Zagreb), Egjipt (Bank of Alexandria), Federaata Ruse (KMB Bank, bankë lider në segmentin e biznesit të vogël), Greqi ( filiale të Athinës dhe Selanikut të Intesa Sanpaolo Bank Albania), Republika Çeke (filiali në Pragë i VUB Banka), Rumani (Intesa Sanpaolo Bank Romania), Serbi (Banca Intesa Beograd), Sllovaki (VUB Banka), Slloveni (Banka Koper), Ukrainë (Pravex-Bank) dhe Hungari (CIB Bank).
Grupi zotëron një rrjet ndërkombëtar të specializuar në shërbimet ndaj klientelës korporatë, në rreth 34 vende, veçanërisht në pellgun e Mesdheut dhe zonat ku regjistrohet një dinamizëm më i lartë i biznesit italian , si p.sh. SHBA, Rusi, Kinë dhe Indi.
|