intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Intesa Sanpaolo nenshkruan pjesemarrjen ne Banken Amerikane te Shqiperise

spacer
Intesa Sanpaolo and Fondi Shqiptaro-Amerikane i Ndërmarrjeve (FSHAN), aksioneri i vetëm i Bankës Amerikane të Shqipërisë (BASH) lider në shërbimet korporative dhe “private banking”, zhvilluan sot “Firmosjen Zyrtare për Pjesëmarrjen e Intesa Sanpaolo në Bankën Amerikane të Shqipërisë”, për shitjen e 80% të aksioneve të Bankës, me të drejtën për blerjen e pjesës tjetër prej 20%, në fund të vitit 2009.
home

Iintesa Sanpaolo nënshkruan pjesëmarrjen në Bankën Amerikane të Shqiperisë

Tiranë, 29 June 2007 – Intesa Sanpaolo and Fondi Shqiptaro-Amerikane i Ndërmarrjeve (FSHAN), aksioneri i vetëm i Bankës Amerikane të Shqipërisë (BASH) lider në shërbimet korporative dhe “private banking”, zhvilluan sot “Firmosjen Zyrtare për Pjesëmarrjen e Intesa Sanpaolo në Bankën Amerikane të Shqipërisë”, për shitjen e 80% të aksioneve të Bankës, me të drejtën për blerjen e pjesës tjetër prej 20%, në fund të vitit 2009.

Çmimi i rënë dakord nga të dy palët është US$ 156.9 milion, shumëfishi prej 3.65 herë vlera neto ose US$ 10.46 për aksion.

Në datat 20 dhe 21 Dhjetor 2006, të dy palët nënshkruan Marrëveshjen për Shitblerjen e Aksioneve dhe Marrëveshjen e Aksionerëve, për shitjen e 12,000,000 aksioneve të Bankës, baraz me 80% të aksioneve në total.

Ky transaksion ishte subjekt i autorizimit nga Banka e Italisë, Autoriteti Shqiptar i Konkurencës dhe Banka e Shqipërisë, nga të cilat u morr autorizimi përkatës në muajt në vazhdim.

BASH ka mbi 4,000 klientë ne sektorin e korporatave dhe mbi 70,000 klientë individë (totali është reth 74,000) me një rrjet prej 22 degësh (me 2 në Greqi) dhe mbi 370 punonjës. Totali i aktiveve arrin në US$ 884 milion.

Nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në Bankën Amerikane të Shqipërisë, Intesa Sanpaolo forcon edhe më tej praninë e vet në Shqipëri dhe Greqi.

Ky është investimi më i madh direkt i bërë në Shqipëri dëri më sot.
Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML