intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Këshilli Mbikqyrës Miraton Bashkimin e BASH dhe BIA

spacer
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi bashkimin me përthithje të Bankës Italo Shqiptare sh.a. (BIA) në Bankën Amerikane të Shqipërisë sh.a. (BASH).
home

Këshilli Mbikqyrës Miraton Bashkimin e BASH dhe BIA

Në datën 12 dhjetor 2007, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi bashkimin me përthithje të Bankës Italo Shqiptare sh.a. (BIA) në Bankën Amerikane të Shqipërisë sh.a. (BASH).
 
Bashkimi i Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe Bankës Italo Shqiptare do të realizohet me përthithjen e BIA-s (shoqëria që përthithet) nga BASH (shoqëria përthithëse). Emri i Bankës së re pas bashkimit do të jetë Banka Amerikane e Shqipërisë.
 
Praktika e bashkimit të dy bankave është një përvojë që aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe mbështetet me aplikimin e praktivave dhe standardeve perëndimore.
 
Banka Amerikane e Shqipërisë (pas bashkimit) do të jetë një kombinim i sinergjive dhe burimeve të dy lojtarëve në sistemin bankar të Shqipërisë me synimin e krijimit të një operatori, që do të ofrojë produkte të reja për klientelën si dhe një konkurrencë më efikase në sektorin financiar.
 
Me miratimin e këtij bashkimi, struktura e kapitalit aksioner të Bankës Amerikane të Shqipërisë do të zotërohet nga aksionerët në raportet e mëposhtme:
 

Aksionerët

% e pjesëmarrjes në kapital

Intesa Sanpaolo S.p.A

78.49

Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve

12.22

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

7.78

Shoqëria Italiane për Ndërmarrjet e Huaja S.p.A.

1.51

Totali

100.00

 
Pas bashkimit, Banka Amerikane e Shqipërisë do të kthehet në bankën e dytë në treg me një total aktivesh prej Lek 103,030 milion, total kredish prej Lek 38,622 milion, total depotazh prej Lek 88,929 milion dhe një total kapitali prej Lek 6,990 milion.
 
Totali*

% e Tregut

Pozicionimi

Aktivet

103,030

14.7%

e 2-ta

Kreditë

38,622

14.9%

e 2-ta

Depozitat

88,929

15.1%

e 2-ta

Kapitali

6,990

13.1%

e 2-ta

*Në milion Lek

Sipas datës 30 shtator 2007

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML