intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Klientë të Veneto Bank MIRE SE VINI!

spacer

 

MIRE SE VINI NE INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA!
JU LUTEMI TE NA KONTAKTONI CDO DITE
PERMES CALL CENTER
DHE DUKE VIZITUAR CILENDO PREJ DEGEVE TONA!

 

web_banner_540x335_alb 


 
  Klikoni mbi çdo kategori për shërbimet e drejtpërdrejta.


Lista e Degëve ne Tiranë       Lista e Degëve jashtë Tirane       Lista e ATM-ve

 

                 Internet Banking                     Mobile Banking

 

 

KENI PYETJE?

 

INFORMACION PER KLIENTET INDIVIDE

 

ÇFARE  NDODH ME LLOGARINE TIME NE VENETO BANKA?


Të gjithë Klientëve të Veneto Banka do t’u hapet një llogari e re rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank Albania (ISBA).
Informacioni në lidhje me IBAN do të jetë në dispozicion nga 01 Tetor 2018.


Duke nisur nga 1 Tetori 2018, do të aplikohen Kushtet e punës për llogaritë rrjedhëse të Intesa Sanpaolo Bank Albania.


http://www.intesasanpaolobank.al/web/pub/individual_terms_conditions_alb_24_sep_2018_2074_1.pdf


Për informacion më të detajuar ju lutemi të lexoni Përgjigjet e Pyetjeve më të Shpeshta (FAQ në PDF) në lidhje me të gjitha tipet e llogarive ose kontaktoni direkt Call Center (detajet në fund të faqes).

 

 

ÇFARE  NDODH ME KARTEN TIME TE VENETO BANKA?


Karta juaj do të zëvendësohet me një kartë të re, e cila është lëshuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.A. duke filluar nga data 1 Tetor 2018.

 

Do të aplikohen Karakteristikat Standarde dhe Kushtet e punës së Intesa Sanpaolo Bank Albania.


http://www.intesasanpaolobank.al/web/pub/individual_terms_conditions_alb_24_sep_2018_2074_1.pdf


Informacioni në lidhje me degën ku mund të tërhiqni karten tuaj ju është shpërndarë me anë të një letre të dërguar nga Veneto Banka me postë në adresën tuaj.


Karta juaj e “ Veneto Bank” do të jetë operative deri në datën 26 Shtator 2018,  Ora 22:00.


Për informacion më të detajuar ju lutemi të lexoni Përgjigjet e Pyetjeve më të Shpeshta (FAQ në PDF) në lidhje me të gjitha llojet e kartave ose kontaktoni direkt Call Center.

 

 

ÇFARE  NDODH ME DEPOZITEN TIME TE VENETO BANKA?

 

Për Depozitat me Afat, Kushtet e Punës do të jenë të njëjta si në Veneto Banka deri në maturimin e afatit të Depozitës. Në datën e rinovimit të saj do të aplikohen Kushtet e Punës së ISBA.


Për Llogaritë e kursimit (ex Depositi Liberi of Veneto Bank) dhe llogarinë FUTURA, duke nisur nga 01 Tetor 2018 do të aplikohen Kushtet e punës së Intesa Sanpaolo Bank Albania.


Interesat e përllogaritura të llogarive të kursimit dhe/ose Futura do të likuidohen në Veneto Banka deri më 30 shtator 2018 dhe më pas interesat e ISBA do të nisin të aplikohen prej 1 Tetorit 2018.


Për llogaritë & depozitat me afat, të bllokuara, një llogari / depozitë me afat e re do të hapet në Intesa Sanpaolo Bank Albania me të njëjtin status “SIÇ ËSHTË” në Veneto Banka.


Për informacion më të detajuar ju lutemi të lexoni Përgjigjet e Pyetjeve më të Shpeshta (FAQ në PDF) në lidhje me të gjitha llojet e depozitave ose kontaktoni direkt Call Center.

 

ÇFARE  NDODH ME KREDINE TIME NE VENETO BANKA?


Kushtet e Punës së kredisë dhe linjave të kredisë tuaj do të jenë të njëjta deri në maturimin (përfundimin e afatit të shlyerjes) e kredisë. 


Për klientët e përbashkët që kanë ekspozime kredie në të dyja bankat, do të hapet në Intesa Sanpaolo Bank Albania një nën-llogari për të ripaguar linjën e kredisë së Veneto Banka.


Data e këstit të kredisë do të jetë e njëjtë me atë që ju keni në Veneto Banka. Megjithatë, nëse data e këstit është një ditë pushimi zyrtar, atëherë ajo datë do të shtyhet në datën tjetër të punës.


Për informacion më të detajuar ju lutemi të lexoni Përgjigjet e Pyetjeve më të Shpeshta (FAQ në PDF) në lidhje me të gjitha llojet e kredive ose kontaktoni direkt Call Center.

 

ÇFARE NDODH ME SHERBIMIN ONLINE BANKING?


Siç edhe jeni informuar, shërbimi Internet Banking & Mobile Banking të Veneto Banka janë ndërprerë.


Për të përdorur shërbimin Internet Banking, duhet të paraqiteni pranë një Dege të Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe të aplikoni duke firmosur një kontratë të re mbështetur në Kushtet e Punës së Intesa Sanpaolo Bank Albania.


Shërbimi Internet/Mobile i Intesa Sanpaolo Bank ofron shumë më tepër. Ai ju lejon të konsultoni llogarinë(të) tuaj dhe informacionet e tjera bankare si dhe të kryeni veprime në kohë reale nëpërmjet internetit direkt nga kompjuteri apo celulari juaj në shtëpi apo në zyrë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Shërbimi Mobile Banking është falas.

 

Për informacion më të detajuar ju lutemi të lexoni Përgjigjet e Pyetjeve më të Shpeshta (FAQ në PDF) në lidhje me të gjitha llojet e shërbimeve bankare online ose kontaktoni direkt Call Center.


Për më shumë informacion lidhur me funksionimin e shërbimit të Online Banking, ju lutemi vizitoni  https://with.intesasanpaolobank.al/

 

 

KE DUHET TE KONTAKTOJ PER ME SHUME INFORMACION LIDHUR ME PRODUKTE & SHERBIMET E TJERA?


Ju lutemi vizitoni cilëndo prej Degëve tona më të afërta me ju. Lista e Degëve është e publikuar në faqen tonë të internetit dhe në fillim të kësaj faqeje. 


Ju lutemi kontatoni Call Center në: 08006000 (Falas nga Albtelecom & Eagle); +355 4 2276000; +355 692080903.


Nëse personi që keni kontaktuar nuk do të mund t’i përgjigjet menjëherë pyetjes suaj, ai ose ajo do të bashkëpunojë me kolegë të tjerë për gjetjen e përgjigjes ose zgjidhjes dhe do t’ju vërë në dijeni sa më shpejtë të mundet!

 

 

 


INFORMACION PER KLIENTET BIZNESE

 

A DO TE KETE NDONJE EFEKT PER MUA SI KLIENT BIZNESI I VENETO BANKA, PAS BASHKIMIT?


Më 1 Tetor 2018, do të bëheni klientë të ISBA. Llogaritë tuaja të Veneto Banka do të kalojnë në ISBA dhe do të ndryshojnë numrat tuaj të llogarisë, gjithashtu edhe IBAN.


Nëse jeni edhe klient i ISBA (ose keni qenë klient i ISBA-së përpara se të bëheshit klient i VB), të gjitha llogaritë që keni në VB do të kalojnë si nën-llogari duke ju shtuar atyre që keni tashmë në ISBA. Këto llogari në ISBA do të kenë numra dhe IBAN të ri. 


Duke filluar nga data 1 tetor 2018, do të zbatohen Termat dhe Kushtet e Punës së Intesa Sanpaolo Bank Albania, të publikuara në degët dhe në faqen zyrtare të internetit të Bankës:


http://www.intesasanpaolobank.al/web/pub/kushtet_e_punes_per_biznesin_e_vogel_isba_korrik_2018_alb_2039_1.pdf

http://www.intesasanpaolobank.al/web/pub/sme_alb_tc_1_korrik_2015_updated_2034_1.pdf

http://www.intesasanpaolobank.al/web/pub/kushtet_e_punes_per_biznesin_e_madh_updated_alb_2035_1.pdf

 

r informacion më të detajuar ju lutemi të lexoni Përgjigjet e Pyetjeve më të Shpeshta ( FAQ në PDF ) në lidhje me të gjitha llojet e llogarive, depozitave, kredive, kartave, vizitoni cilëndo prej Degëve tona ose kontaktoni direkt Call Center.

 

 

Call Center


08006000 (Falas nga Albtelecom & Eagle)
+355 4 2276000
+355 692080903

 

 

 

 

Është gjithmonë kënaqësi t’ju shërbejmë!


MIRE SE ERDHET NE BOTEN E INTESA SANPAOLO!

 

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML