intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Kredi Biznesi

spacer
Nëse po kërkoni një kredi aktive për mbulimin e nevojave të parashikuara dhe të paparashikuara operacionale, ky shërbim plotëson kërkesat tuaja.

Kredia e Biznesit është kapital qarkullues, krijuar për të financuar sa më poshtë vijon:

  • Blerje sipas inventarit, furnizime, lëndë të parë, mallra të gatshme ose gjysëm të gatshme
  • Të arkëtueshme me maturim për blerësin,
  • TVSH, taksa doganore, paradhënie,
  • Luhatje sezonale të nevojave të biznesit.

Ne miratojmë kredinë e biznesit në bazë të opsioneve të mëposhtme - overdraft, Letër Kredi ose Garanci bankare – ose të rinovueshme si paradhënie mbi bazë fature/kontrate.

 
Për të financuar aktivitetet tuaja, ju mund të zgjidhni nga llojet e mëposhtme të kredisë:

  • Sherbimi overdraft – overdraft i autorizuar në llogarinë rrjedhëse të biznesist tuaj. Ju mund të mbuloni shpenzimet tuaja nga llogaria juaj rrjedhëse dhe nëse fondet tuaja nuk janë të mjaftueshme, overdrafti tërhiqet automatikisht. Pagesat e vazhdueshme hyrëse mbulojnë shumën e overdraftit. Prandaj ju tërhiqni kredinë sipas nevojave dhe paguani interesa vetëm për ditët kur keni përdorur kredinë.

  • Linja e Letër Kredisë dhe Garancisë Bankare – janë linja kreide qe mbulojnë kredi afat-shkurtra (deri në një vit) të cilat u jepen kilentëve për të rritur kapitalin e tyre qarkullues nëpërmjet hapjes së Garancisë Bankare ose Letër Kredive për të siguruar financimin për importet/eksportet ose të tjera.

  • Paradhënie në bazë faturash/kontratash - nga përdorimi i këtij produkti kredie, ju përfitoni fonde të jashtme të cilat në bazë të nevojave aktuale, mund të tërhiqni dhe paguani në mënyrë të vazhdueshme brenda limitit të kredisë dhe maturimin për të cilat është rënë dakort. Udhëzimet për pagesën dhe tërheqjet varen nga nevojat tuaja. Interesi paguhet vetëm për shumën e tërhequr nga llogaria.

Afati i Maturimit
  • 12 muaj
Kushtet

Kredimarrësi mund të jeë subjekt ligjor i cili zhvillon aktivitetin e tij në Republikën e Shqipërisë

  • minimumi tre vjet aktivitet tregtar
  • llojet e mëposhtme të biznesit nuk e përfitojnë këtë kredi:
    • klubet/ kazinotë,
    • lojra fati / automate me monedhë,
    • agjencitë/shërbimet e sigurimit,
    • partitë politike,
    • aktivitete pornografike, ose të ngjajshme,
    • tregtia dhe prodhimi i armëve,
  • kredimarrësi duhet të plotësojë kriteret e Intesa Sanpaolo Bank Albania lidhur me vlefshëmrinë e kredisë,
  • sigurimin e burimit të kthimit të kredisë – prova të kapacitetit për plotësimin e detyrimeve qe rrjedhin nga kredia, kthimi i kredisë bashkë me interesat dhe komisionet brenda afatit të maturimit dhe sipas kushteve të pranuara më parë.
Siguria
  • Të gjitha format e pranueshme të sigurisë për të cilat banka dhe klienti kanë rënë dakort përfshi instrumentet për zbatimin e të drejtave të kredidhënësit (si p.sh. formë akt premtimi, akt noterial)
 
 

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML