Letër Kredia është mënyra më e zakonshme për pagesën e mallrave dhe shërbimeve në marrëdhëniet tregtare. Letra e Kredisë përfaqëson detyrimin e bankës për t’i siguruar klientit pagesën që parashikon letra e kredisë pas përmbushjes së kushteve të kësaj të fundit. Letër kredia përdoret zakonisht kur partnerët e biznesit nuk e njohin njëri-tjetrin dhe dëshirojnë të eliminojnë riskun e biznesit.
Letër Kredi Eksporti
Shitësi (Përfituesi) është në cilësinë e eksportuesit. Intesa Sanpaolo Bank Albania, në cilësinë e bankës konsulente këshillon shitësin e Letër Kredisë p.sh. sipërmarrje me shkrim e bankës lëshuese për ti paguar shitësit shumën e Letër Kredisë menjëherë pas përmbushjes së kushteve të parashikuara në Letër Kredi. Konfirmimi i Letër Kredisë nga Intesa Sanpaolo Bank Albania (bankë konfirmimi) në bazë të aplikimit të Bankës që lëshon Letër Kredinë përfaqëson përgjegjësinë e bankës konfirmuese (krahas përgjegjësisë së Bankës lëshuese) për t’i paguar shitësit shumën e Letër Kredisë (menjëherë pas plotësimit të kushteve).
Letër kredia mund të jetë e transferueshme dhe i jep mundësinë shitësit të transferoje të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Letër Kredia (ose një pjesë të tyre) nënkontraktuesit të tij/saj (përfituesi i dytë). Banka lëshuese duhet të identifikojë në mënyrë të qartë një Letër Kredi të transferueshme. Transferimi i Letër Kredisë përdoret zakonisht nga kompanitë e biznesit ose kompanitë ndërmjetëse.
Letër Kredi Importi
Letër Kredi Importi – blerësi (aplikanti) është në cilësinë e importuesit. Në bazë të aplikimit me shkrim të Intesa Sanpaolo Bank Albania, si bankë lëshuese ofron me shkrim një sipërmarrje të parevokueshme në emër të blerësit, për ti paguar blerësit shumën e Letër Kredisë menjëherë pas përmbushjes së kushteve të Letër Kredisë.
Përfitimet për Shitësin
-
Në rastin e një Letër Kredie të huaj, risku i bankës së huaj ose i vendit mund të eliminohet kur banka lokale konfirmon Letër Kredinë. Bazuar në ketë konfirmim banka konfirmuese merr përsipër të ekzekutojë pagesën pas plotësimit të kushteve të Letër Kredisë.
-
Pas njoftimit të bankës për hapjen e Letër Kredisë shitësi mund të bëjë dorëzimin e mallrave/shërbimeve
-
Mundësi për të dhënë një kredi furnitorë në rastin e Letër Kredisë me afat të ndryshueshëm (e cila shtyhet për më vonë) dhe shitje të mallrave para datës së maturimit - konfiskim.
-
Mbrojtje ligjore nëpërmjet Praktikave Standarde Doganore për Kreditë Dokumentare, të lëshuara nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris Nr. 600/2007.
Përfitimet për Blerësin
-
Letër Kredia garanton blerësin se ai do të paguaj vetëm pas përmbushjes së kushteve të letër kredisë.
-
Letër Kredia bazohet në përzgjedhjen e duhur të dokumenteve të nevojshme, garanton blerësin se mallrat do të transportohen në kohën, cilësinë dhe sasinë e kërkuar.
-
Mundësi kombinimi me garancinë bankare të lëshuar nga banka e shitësit.
-
Mbrojtje ligjore nëpërmjet Praktikave Standarde Doganore për Kreditë Dokumentare, të lëshuara nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris Nr. 600/2007.
Si të procedojmë me aplikimin për Letër Kredi:
-
Aplikantët plotësojnë formularin për hapjen e Letër Kredisë dokumentare.
-
Blerësi dorëzon kopjen përkatëse të kontratës ose formularin e Letër kredisë
-
Më pas banka lëshon Letër Kredinë dokumentare sipas udhëzimeve të parashikuara në formularin e aplikimit për hapje Letër Kredie dhe informon shitësin lidhur me detyrimet e tij me anë të një mesazhi SWIFT që i dërgohet bankës së shitësit.
Garanci Bankare:
-
Garanci ankandi;
-
Garanci Paradhënie;
-
Garanci mbarëvajtje
-
Garanci Pagese
-
Garanci të tjera
Arkëtimi Dokumentar:
Përfaqëson mënyrën e kryerjes së pagesës për mallrat ose shërbimet. Përdoret në tregtinë e jashtme kur nuk është e mundur ose e përshtatshme për lëshimin e Letër Kredisë dokumentare, por kërkohet nja garanci pagese më e madhe se garancia e pagesës së pastër.