|
|
|
Kredi Investimi |
 |
|

A po shikoni për ambjente të reja operuese, teknologji, rinovime, modernizime ose jeni duke menduar për investime të tjera?
Aplikoni për kredi afat-mesme ose afat-gjata për zhvillim me afat maturimi preferencial të ndryshueshëm, kthimi i të cilave bëhet pas përfundimit të punimeve të zhvillimit.
- Kredia ju lejon të prokuroni aktive fikse të trupëzuara ose patrupëzuara (prona ta patundshme, makineri, grup makinerish – linjë teknologjie) sigurimin e modernizimit, rikonstruktimit, mirembajtjes së tyre, blerje të njohurive teknike, financime kerkimore dhe investime financiare.
- Banka lëvron fondet në bazë të dokumenteve të zhdoganimit dhe faturave të furnitorit në bazë të kontratavë të nënshkruara për sigurimin e planit të investimit për shumën e kredisë së miratuar për planin e investimit dhe me afat kredie të specifikuar në kontratë.
-
Kthimi i kredive bëhet nga fondet e disponueshme zakonisht në formën e kësteve mujore, ndërsa në lidhje me planin e ivnestimit, ju mund të aplikoni për afat maturimi preferencial mbi bazën e principalit, i cili duhet të likuidohet pas përfundimit të punimeve.
Për kë është krijuar ky produkt ?
Kushtet për akordimin e kredisë
-
Vërtetimi i rikuperimit të kredisë – kuptohet si provë e kapacitetit për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kredia, kthimi i kredisë bashkë me interesat dhe komisionet brenda afatit të maturimit dhe kushteve për të cilat është rënë dakort më parë,
-
Qëllimi i kredisë – banka akordon kredinë për një qëllim të caktuar që lidhet me financimin e investimeve, prokurimin e ndonjë aktivi thelbësor nga ana e sipërmarrësit për zhvillimin e aktivitetit të biznesit të tij.
-
Banka nuk akordon kredi për biznese të cilat vënë në rrezik rendin publik, parimet morale dhe mjedisin,
-
Kredia, përfshi interesat dhe komisionet duhet të mbulohen mjaftueshmërisht nga kolaterali
-
Siguria e zakonshme që kërkon banka:
-
Aktive të patundshme, peng mbi aktive të patrupëzuara, letra me vlerë dhe të arkëtueshmet,
-
Siguri në formën e detyrimit të arkëtueshëm,
-
Depozitë të bllokuar në bankë
-
Garanci nga një palë e tretë
-
Garanci bankare
-
Notë premtimi bosh,
-
Kushte shtesë mund të kërkohen në varësi të natyrës së veprimit, njohurise dhe vlefshmërinë e dhënies së kredisë të sipqërmarrësit (p.sh. akt noterial si garanci për rrezikun e aktiveve).
Dokumentacioni i nevojshëm
-
Formulari i aplikimit me shkrim,
-
Dokumente të tjera krahas formularit te aplikimit për Kredi në varësi të shumës dhe llojit të kredisë, dhe natyrës së biznesit:
-
Dokumente, liçensën që vërtetojnë të drejtën për zhvillimin e biznesit,
-
Pasqyrat financiare për dy periudhat e fundit fiskale,
-
Plan biznesin, planin e investimit, kontraten e punes,
-
Dokumente për sigurinë e kredisë,
-
Dokumente të tjera që lidhen me qëllimin e kredisë
Komisionet për shërbimin Overdraft:
-
Interesi: bazohet në shpenzimet per fondet e bankes, plus marzhin. Gjithashtu varet nga shuma e kredise Overdraft, klasifikimi i riskut për klientin dhe vlera totale e kredisë; Në rastin e linjës së përkohshme të Overdraftit aplikohet një marzh më i lartë interesi. (likuiditeti i përkohshëm);
-
Shpenzimet Administrative: 1 o/oo e linjës së kredisë, min. € 500; Rinovimi € 500,
-
Periudha e Interesit: Mujor
-
Interesi bazë: rishikohet çdo tre muaj
-
Penalitete (mbi interesin): 5%-10%,
-
Komision Angazhimi: 1%.
-
Komision për hua të përbashkëta (nëse aplikohet)
-
Shpenzime të tjera administrative/ ligjore
Komisionet për Kredinë me Afat:
-
Interesi: bazohet në shpenzimet per fondet e bankes, plus marzhin. Gjithashtu varet nga shuma e kredise, klasifikimi i riskut për klientin dhe vlera totale e kredisë;
-
Shpenzimet Administrative : 1 o/oo e linjës së kredisë, min. € 500; Rinovimi € 500,
-
Periudha e Interesit: Mujor
-
Interesi baze : vjetor/fiksuar
-
Penalitete (mbi interesin): 5%-10%,
-
Komision Angazhimi 1%.
-
Komision Parapagimi: 3%
-
Komision për hua të përbashkëta (nëse aplikohet)
-
Shpenzime të tjera administrative/ ligjore
Dokumentacioni i nevojshëm
-
Një historik i shkurtër i biznesit, dhe përshkrim i strukturës organizative të huamarrësit, përfshi aksionerin. Pershkrimi për 12 muajt duhet të jetë i detajuar
-
Marrëvshje Partneriteti me kompani të tjera në Shqipëri ose jashtë për shitjen ose zhvillimin e produktit (nëse ka)
-
Pasqyrat financiare të biznesit të tre viteve të fundit dhe pasqyra e përkohshme financiare për vitin aktual (e audituar nëse është e mundur)
-
Plan biznesi aktual, duke përfshirë dhe prespektivat për të ardhmen si dhe analizën e faktorëve negativ në biznesi respektiv
-
Dokumente që vërtetijnë origjinën e pronës që do të lihet peng
-
Çertifikatë e lëshuar nga institucioni i autorizuar ku konfirmohet që prona nuk është lënë peng
-
Vlerësimi i Kolateralit (konfirmuar nga vleresuesi i autorizuar)
-
Polica e sigurimit për pronën e lënë peng
-
Sigurimin e jetës së huamarrësit
-
Dokumente që konfirmojnë se Huamarrësi ka një linjë kredie më një bankë ose banka të tjera
-
Marrëveshjet ose kontratat me furnitorët ose konsumatorët
|
|
|
|
|
|
|