intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Kredi për Shtëpi

spacer
Cfarë është Kredia Hipotekare

 

Kredia për shtëpi ose Kredia hipotekare është një kredi bankare e siguruar me pronë reale. Hipoteka vendoset kur pronari vendos të drejtën e tij ndaj një prone si garanci ose kolateral për një kredi. Qëllimi i një kredie hipotekare mund të jetë: blerja e një apartamenti ose shtëpie, blerja e një dyqani, rikonstruksion (shtëpi/dyqan) ose mobilim.

 

Kredite hipotekare kanë norme interesi dhe parashikohen të amortizohen gjatë një periudhe kohe.
Kreditë hipotekare jane strukturuar si kredi afat gjata, pagesat periodike për të cilat janë të ngjajshme me një pension vjetor dhe përllogaritet sipas formulës së vlerës së parasë në kohë.

 

Ekzistojnë dy lloje kryesore kredish hipotekare: kredi hipotekare me normë interesi fiks dhe të ndryshueshëm. Përdoret gjithashtu edhe kombinimi i një norme interesi fiks dhe të ndryshueshëm (normë fikse  për një periudhë të caktuar dhe të ndryshueshme pas përfundimit të kësaj periudhe).
Për kreditë hipotekare me normë të ndryshueshme, interesi percaktohet në mënyre periodike në bazë të indeksit të tregut (Libor, Euribor, TBills).

 

Kredia mund të likuidohet në mënyra të ndryshme, por banka aktualisht ofron likuidimin e kredisë nëpërmjet kësteve fikse mujore.
Këstet mujore përfshijnë elementin kapital (kthimin e kapitalit) dhe interesin. Shuma e kapitalit që përfshihet në këst varion gjatë gjithë afatit të kredisë hipotekare.

 

Llojet e Kredive që ofron Banka jonë për momentin janë:
  • Kredi Hipotekore per Blerje Pasurie te Patundshme
  • Kredi Hipotekore per Cdo Qellim
  • Kredi Hipotekore për Ri-financim të një kredie ekzistuese të marrë në një tjetër Bankë
Klientela e Synuar  

 

Klientela kryesore e synuar për këtë produkt janë klientët individë të cilët dëshirojnë të blejnë një pronë rezidenciale.

Si kusht për të marrë një kredi duhet të kesh një histori të mirë në regjistrin e kredive dhe të ardhura të mira.

 

Më poshtë vijojnë kategoria e klientëve të synuar:

 

  • Klientët me një historik të mirë dhe reputacion të mirë
  • Klientët me të ardhura të rregullta dhe të qëndrueshme

 

Në këtë kuadër të synuar kreditë mund t’u ofrohen familjeve, çifteve të reja ose individëve me moshë të re që blejnë shtëpinë e tyre të parë, çifteve të cilët blejnë një shtëpi më të madhe ose një shtëpi të dytë, apo një dyqan etj.

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML