intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Kreditë për Sipërmarrjet e Mesme (SME)

spacer
Kreditë e SME-ve u ofrohen sipërmarrjeve të mesme dhe mund të përdoren për të financuar nevojat për kapital qarkullues dhe investime. Këto kredi ofrohen në Lek, USD, dhe Euro.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey
Kreditë e SME-ve u ofrohen sipërmarrjeve të mesme dhe mund të përdoren për të financuar nevojat për kapital qarkullues dhe investime. Këto kredi ofrohen në Lek, USD, dhe Euro.
 
Intesa Sanpaolo Bank Albania aprovon SME deri për shumën maksimale e cila llogaritet te jete rreth 20% e shitjeve.
 
Për të financuar veprimtarinë tuaj, ju mund të zgjidhni format e mëposhtme të kredisë:

  • Shërbimi Overdraft/Paradhënie – një overdraft i autorizuar në llogarinë rrjedhëse të biznesit tuaj. Ju mbuloni shpenzimet tuaja nga llogaria juaj rrjedhëse, dhe ne rast se nuk keni fonde te mjaftueshme ju mund të tërhiqni automatikisht fondet që ju mundëson shërbimi i Overdraft-it. Shuma maksimale e overdraft-it është 300.000 Euro dhe periudha e maturimit 12 muaj. 
  • Kredia me Afat - e cila mund të tërhiqet gradualisht ose nëpërmjet një tërheqje të vetme. Në rastin kur kjo kredi tërhiqet gradualisht ju përcaktoni një plan tërheqje për një shumë për të cilën arrihet një marrëveshje si dhe një plan për rikthimin e kësaj kredie. Me anë të këtij produkti ju mund të planifikoni me lehtësi qarkullimin e parave për kompaninë tuaj. Shuma maksimale e Kredisë me Afat është 400.000 Euro, dhe periudha e maturimit është 5 vjet për blerje makinerie dhe 10 vjet për investime.

Ju nuk do të përfitoni financime më të mëdha se 500.000 Euro për shërbime të kombinuara kredie.
 
Termat dhe Kushtet

  • Huamarrësi mund të jetë person ligjor ose individ i cili zhvillon aktivitet biznesi prej me shume se 6 muaj, dhe ka xhiro vjetore qe varion nga 500.000 Euro deri në 2.000.000 Euro. 
  • Huamarrësi duhet të plotësoje kriteret e bankës në lidhje me vlerën e kreditimit.
  • Huamarrësi duhet te kete burime të verifikueshme për kthimin e kredisë – evidence te kapacitetit për të plotësuar detyrimet qe rrjedhin nga kredia, kthimi i kredisë bashkë me interesat dhe komisionet brenda afatit të maturimit dhe sipas kushteve për të cilat është rënë dakord më parë.

Siguria
 
Kolaterali duhet të jetë likuid, cash ose pronë e patundshme, me vlerë të barabartë me 140% të shumës së kredisë. Makineritë dhe pajisjet nuk pranohen si kolateral.
 
Informacioni që nevojitet për kompanitë përfituese:

  1. Formulari i Para-vlerësimit i plotësuar dhe nënshkruar;
  2. 3 bilancet e fundit të nënshkruara nga administratorët;
  3. Përshkrimi i pronës së patundshme që do të hipotekohet në favor të Bankës dhe vlera e saj;
  4. Lista e klientëve kryesore
  5. Lista e ofruesve kryesore 
  6. Përshkrim i aktivitetit, cikli i biznesit

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML