intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Kreditë për Sipërmarrjet e Vogla

spacer
U ofrohen sipërmarrjeve të vogla dhe mund të përdoren për të financuar nevojat për kapital qarkullues dhe investime. Këto kredi ofrohen në Lek dhe Euro.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey

 

 

Për të financuar veprimtarinë tuaj, ju mund të zgjidhni format e mëposhtme të kredisë:

 

  • Shërbimi Overdraft/Paradhënie – është një limit  i autorizuar në llogarinë rrjedhëse të biznesit tuaj. Ju mbuloni shpenzimet tuaja nga llogaria rrjedhëse edhe në rast se nuk keni fonde të mjaftueshme duke përdorur  automatikisht fondet që ju mundëson shërbimi i Overdraft-it. Periudha e maturimit të Overdraftit është 12 muaj me mundësinë e rinovimit.

 

  • Kredia Afatshkurtër me Afat - është e ripagueshme me këste , periodiciteti i të cilëve varet nga cikli i biznesit duke krijuar fleksibilitet pagese. Mund të përdoret për Kapital Qarlkullues ose për Investime me kthim afatshkuar dhe afatmesëm. Afati shkon deri në 4 vite .

 

  • Kredia për investime - shërben për financimin e investimeve të cilat kthimin e kanë afatgjatë. Afati maksimal i saj është 15 vite. Pagesa mund të bëhet me këste në varësi të ciklit të biznesit. Ofrohet edhe periudhë grace deri në bërjen operativ të investimit.

 

  • Letër Kredi ose Garanci Bankare  - janë linja kredie dokumentare  të cilat sigurojnë  financimin e importeve, eksporteve, dhe të tjera. Këto linja janë afatshkurtra. Garancia Bankare ka edhe opsionin e rinovimit në maturitet.

 

Termat dhe Kushtet

 

  • Huamarrësi mund të jetë person fizik ose juridik i cili zhvillon aktivitet biznesi prej më shumë se 12 muaj, dhe ka xhiro vjetore që arrin deri në 1,000,000 Euro

 

  • Huamarrësi duhet të plotësoje kriteret e bankës në lidhje me vlerën e kreditimit.

 

  • Huamarrësi duhet të ketë burime të verifikueshme për kthimin e kredisë – evidence të kapacitetit për të plotësuar detyrimet që rrjedhin nga kredia, kthimi i kredisë bashkë me interesat dhe komisionet brenda afatit të maturimit dhe sipas kushteve për të cilat është rënë dakord më parë.

 

Siguria

 

  • Deri në 10,000 EURO ekspozim mund të përfitohen pa kolateral *
  • Deri në 30,000 Euro ekspozim mund të përfitohen me kolateral pasuri të luajtshme* si mjete transporti, etj
  • Për çdo shumë tjetër  duhet të ofrohet kolateral mbi pasuri të patundshme ose cash

 

*këto financime mund të përfitohen pa domosdoshmërinë e një kolaterali hipotekor vetëm nëse plotësojnë kushtet e bankës të cilat përcaktohen në politikat e saj të kreditimit

 

Informacioni që nevojitet për kompanitë përfituese:

 

1. Dokumentacioni ligjor i aktivitetit
2. Pasqyrat Financiare të tre viteve të fundit
3. Dokumentacion i planit të investimit
4. Dokumentacioni i kolateralit

 

 

 

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML