intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Kushtet e Përdorimit

spacer

Kushtet e Përdorimit

Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.A (më poshtë referuar si “Banka”) gëzon të drejtën e ushtrimit të çdo të drejte pronësie dhe të drejtave të tjera për këtë faqe interneti Website. Banka ofron të dhëna dhe informacione lidhur me shërbimet bankare dhe financiare që ofron dhe ekzekuton gjatë aktivitetit bankar ditor; arritjet; strategjinë e projektuar; ecurinë financiare, etj.
 
Për këtë arsye Banka ju autorizon juve (më poshtë referuar si “përdorues”) të përdorni faqen e internetit të Banka në bazë të pëlqimit dhe angazhimit tuaj për të përmbushur kushtet e mëposhtme:
 

Megjithëse qëllimi i Banka është t’u ofrojë përdoruesve në faqen e saj të internetit të dhëna dhe informacione të sakta dhe të azhurnuara. Banka e konsideron të gjithë informacionin dhe të dhënat e publikuara në faqen e internetit të besueshme dhe nuk parashikon asnjë përgjegjësi ndaj jush (përdorues) në lidhje me saktësinë, plotësinë dhe përditësimin e informacionit dhe të dhënave të publikuara.

 
Informacioni dhe të dhënat që publikohen në faqen e internetit të Banka kanë natyrë informuese dhe jo detyruese. Përveç se kur parashikohet shprehimisht ndryshe, informacioni dhe të dhënat e publikuara nuk do të konsiderohen akt ligjor i hartuar për të vendosur marrëdhënie ligjore midis Bankës dhe përdoruesve. Për rrjedhojë, të dhënat dhe informacioni i publikuar nuk do të konsiderohen si ofertë, rekomandim, ose ftesë për ofertë.
 
Banka nuk është përgjegjës për asnjë dëmtim (humbje financiare, humbjen e të ardhurave, etj) të cilat rezultojnë nga përdorimi në çfarëdo forme dhe për çfarëdo qëllimi i faqes së internetit të Bankës.
 
Banka rezervon të drejtën për të përcaktuar, nxjerrë dhe amenduar kushtet që rregullojnë përdorimin e faqes së Internetit të Bankës. Çdo ndërhyrje në përmbajtjen teknike ose përmbajtjen informative, pa miratimin paraprak me shkrim të Bankës ndalohet në mënyrë të rreptë.
 
Të gjitha materialet e botuara ose të paraqitura në faqen e internetit të Bankës, përfshi logot, imazhet, njoftimet për shtyp, dokumentet, etj janë pronë e Bankës. Për rrjedhojë, materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen,shkarkohen, modifikohen, transferohen dhe përdoren në faqe të tjera pa miratimin paraprak me shkrim të Bankës.
 
Përditësuar në: shtator 2008

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML