intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Lajme Shkurt nga Reuters dhe Dow Jones

spacer
Intesa Sanpaolo nuk e sheh të nevojshme rritjen e kapitalit – CEO (Reuters) CEO i Intesa Sanpaolo-s: mënyra e përballimit të krizës nga BE është shumë e pakënaqshme!Duhet të qartësohet menjëherë situata në Greqi! Nuk ka plane për rikapitalizim pas krizës në Greqi (Dow Jones)
home

Torino, Itali, 24 Tetor (Reuters) – Banka më e madhe për shërbimet dhe produktet bankare për individët Intesa Sanpaolo nuk ka nevojë për një rritje kapitali, tha Drejtori Ekzekutiv i saj Corrado Passera të hënën. “ Ne nuk kemi nevojë për këtë pasi e kemi bërë tashmë” –  tha  Passera gjatë një konference.

(Raportoi Gianni Montani, Shkroi Michel Rose)  REUTERS  14:49 24-10-11


Romë (Dow Jones)--Intesa Sanpaolo SpA (ISP.MI) nuk ka asnjë plan të rrisë më tepër kapitalin bazë në valën e krizës së borxhit shtetëror të euro zonës dhe zgjidhjeve të planifikuara deklaroi të hënën Drejtori Ekzekutiv i Bankës më të madhe në Itali për aktive vendase, raportoi MF-Dow Jones.
Corrado Passera tha se Intesa Sanpaolo e ka rritur tashmë kapitalin e saj me 5 miliard euro në fillim të këtij viti duke i plotësuar kërkesat e reja rregullatore në avancë. “Ne e bëmë rritjen e kapitalit tonë shumë më herët në kohë, bëmë atë që duhej të bënim, përqindja e kapitalit bazë është mbi 10% duke siguruar likuiditet që të mund të ndihmonim klientët tanë!
Ai theksoi se duhet të vihen re dallimet midis bankave që e kanë bërë mirë punën e tyre dhe atyre që nuk e kanë bërë këtë!
Në ndryshim nga rivalet e tyre franceze dhe gjermane, bankat italiane kanë shumë pak ekspozim në zonën periferike të borxhit europian – tha Passera - duke shtuar se shumica e bankave italiane gjithashtu pranuan sfidën e shitjes së aksioneve të reja që në fillim të këtij viti.
Passera kritikoi mënyrën e përballimit të krizës së borxhit grek nga BE si të pakënaqshme dhe konsideroi urgjente qartësimin e shpejtë të situatës “ duhet të jemi të kujdesshëm në përpjekjet për t’u kujdesur për borxhin shtetëror kur jemi duke gjurmuar pasojat e tij dhe jo shkaqet” –tha ai.
Nga Alberto Chimenti of MF-Dow Jones and Christopher Emsden Dow Jones Newswires
24-10-11 13:44GMT    Copyright (c) 2011 Dow Jones & Company, Inc.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML