intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Lehtësira për ju që studioni në Itali

spacer
Mundësia e studimeve jashtë vendit është bërë tashmë realitet, sidomos për studentët që dëshirojnë të studiojnë në Itali. Ndërkohë, edhe numri i personave që aplikojnë çdo vit për të ndjekur studimet në universitetet e ndryshme italiane nuk tregon shenja rënie.
home

Lehtësira për ju që studioni në Itali

paketa_per_studentetMundësia e studimeve jashtë vendit është bërë tashmë realitet, sidomos për studentët që dëshirojnë të studiojnë në Itali. Ndërkohë, edhe numri i personave që aplikojnë çdo vit për të ndjekur studimet në universitetet e ndryshme italiane nuk tregon shenja rënie.
 
Në këtë kuadër, Banka Amerikane e Shqipërisë ju ofron disa lehtësira në drejtim të procedurave për vizën italiane, transferimin e fondeve drejt Italisë, si dhe udhëtimin tuaj drejt vendit fqinj, etj.
 
Sipas kërkesave të Ambasadës Italiane çdo student që dëshiron të studiojë në Itali, në momentin e aplikimit për vizë duhet të paraqesë një dokument që verifikon se studenti ka depozituar një shumë të caktuar në bankë. Më pas, kjo shumë transferohet drejt Italisë në momentin që ai/ajo pajiset me vizë italiane.
 
Banka, në bazë të një marrëveshje me ambasadën italiane, mund të pajisë çdo student me “dokumentin” përkatëse, që verifikon depozitimin e fondeve nga ana e studentit. Më pas aplikanti mund ta paraqitesh dokumentin në ambasadë së bashku me dokumentet e tjera që kërkohen për vizë.
 
Një lehtësi tjetër, për çdo student dhe të afërmit e tij/saj, është hapja e një llogarie rrjedhëse, e lidhur me një kartë MasterCard. Në këtë mënyrë studenti ka mundësi të përdorë fondet e llogarisë në Shqipëri, edhe kur është me studime në Itali. Hapja e një llogarie të lidhur me kartë krijon lehtësira edhe në rastet kur prindërit apo të afërmit, dëshirojnë t’i dërgojnë studentit fonde gjatë kohës që ai/ajo ndodhet jashtë me studime.
 

Për detaje të mëtejshme, ju lutem vizitoni degën apo agjencinë tonë më pranë jush.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML