intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Llogari Garanci per Studente

spacer
Nëse dëshironi të studioni në Gjermani mund të hapni Llogarinë Garanci në çdo degë tonën.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey

INFORMACION PER APLIKUESIT PER VIZE STUDENTORE
NE AMBASADEN GJERMANE NE TIRANE


 

Ftojmë të gjithë studentët aplikues për vizë studenti në Ambasadën Gjermane në Shqipëri, të lexojnë me kujdes informacionin e mëposhtëm, për të qenë në dijeni të plotë rreth njërës prej kërkesave të domosdoshme të Ambasadës Gjermane për këtë kategori aplikuesish.

 

Aplikantët për Vizë Studentore në Gjermani duhet të kenë të depozituara tek Intesa Sanpaolo Bank Albania, fonde të disponueshme në momentin e aplikimit për vizë.


Intesa Sanpaolo Bank Albania, siguron Ambasadën Gjermane jo vetëm për disponibilitetin e fondeve të kërkuara nga ana e Studentit, por edhe për përdorimin e tyre në mënyrën e përcaktuar nga Ambasada,  gjatë vitit të parë të studimeve.

 

Kjo do të realizohet nëpërmjet:

  • Lëshimit të Konfirmimit Bankar drejtuar Ambasadës Gjermane në Shqipëri, mbi vlerën e fondeve të depozituara nga studentët në llogarinë individuale pranë ISBA;
  • Përdorimin e fondeve nga studentët të cilët fitojnë të drejtën e studimeve në Gjermani, sipas një plani përdorimi të paracaktuar nga Ambasada, me qëllim përballimin e shpenzimeve minimale të nevojshme, gjatë vitit të parë të studimeve në Gjermani.

Cilat janë hapat që duhet të ndjekë Studenti në Bankë?

 

  1. Hapja e Llogarisë individuale (në Euro), të dedikuar për depozitimin e fondeve të përcaktuara nga Ambasada Gjermane, në listën e kërkesave për aplikantët, dhe depozitimi i shumës së kërkuar.
  2. Studenti pajiset  nga Banka me  një “Vërtetim Bankar” në formatin e kërkuar nga Ambasada, i cili vërteton disponibilitetin e shumës në emër të Studentit. Për të lëshuar këtë vërtetim, Banka bllokon  shumën në fjalë dhe aplikon komisionin për lëshimin e Vërtetimit Bankar sipas Kushteve Standarde të Punës, në fuqi.
  3. Studentët të cilët pajisen me vizë përdorin shumën e bllokuar për këtë qëllim nëpërmjet  Kartës - Master Card, e cila do t’i mundësojë përdorimin e këtij fondi në shuma të barabarta mujore, përgjatë  vitit të parë të qëndrimit të tyre në Gjermani.


Në rast të refuzimit të vizës studentore:

 

ISBA do të zhbllokojë këto fonde duke i vënë  menjëherë në dispozicion të studentit bazuar në dokumantacionin e paraqituar nga Studenti për refuzimin e aplikimit, si edhe njoftimit të marrë nga Ambasada për këtë qëllim.

 

 

 

Depozita në Bankë sigurohet deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al


 

NJE BOTE MUNDESISH REALE

 


CALL CENTER
08006000 (FALAS)
+355 4 2276000

+355 692080903

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML