intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Llogaria Rrjedhëse_Bizneset

spacer
Llogaria Rrjedhëse është një llogari bankare në të cilën klienti mund të kryeje transaksione në çdo kohë. Kjo llogari ju ofron një mënyrë të përshtatshme, të sigurtë dhe transparente për administrimin e financave tuaja.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey
Llogaria rrjedhëse hapet në monedha të ndryshme LEK, USD, EURO, GBP, CHF dhe YJP, dhe për kategori të ndryshme klientësh si:

  • Institucione dhe organizata ndërkombëtare
  • Ambasada
  • Biznese ndërkombëtare me prezencë në Shqipëri (p.sh. linja ajrore, kompani transporti, hotele)
  • Korporata vendase (shtetërore, sipërmarrje të përbashkëta dhe institucione private)
  • Fonde (instituticionale apo investimi)
  • Organizata Jo – Qeveritare (OJQ)

Dokumentet e nevojshme për hapjen e një llogarie jo-individuale janë:

  • Dokument identifikimi i administratorit/ëve, (kopje e pashaportës ose e kartës së identitetit)
  • Akt themelimi dhe Statuti i Kompanisë
  • Kopje e vendimit të rregjistrimit të shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR)
  • Kopje e dokumentit të NIPT-it të kompanisë
  • Kopje e liçencës aktuale të lëshuar nga autoritetet tatimore, nëse e kërkon ligji

Llogaria Rrjedhëse jo-individuale mund të ketë një apo më tepër mbajtës (titullarë) të llogarisë, më saktësisht, përfaqsuesin ligjor të shoqërisë dhe personin(at) që kanë të drejtën të kryejë(në) transaksione në emër dhe për llogari të shoqërisë, të specifikuara në Statut apo Aktin e Themelimit të Shoqërisë.
Të drejtat e tyre në llogari specifikohen në formën e aplikimit që firmoset në momentin e hapjes së llogarisë.

Nëpërmjet llogarisë rrjedhëse mund të kryhen:
Transaksione Cash

  • Depozita
  • Tërheqje

Transaksione jo Cash

  • transferta të brendshme,
  • transferta të jashtme,
  • depozita me çek te llogarisë,
  • depozita me çek udhëtari

Informacion shtesë:

Nëpërmjet një llogarie rrjedhëse ju mund të kryeni edhe sa më poshtë vijon:

  • Urdhër pagesa periodike – Një Instruksion për transferim në mënyrë të përsëritshme të një shume fikse, në një datë të caktuar, nga një llogari e caktuar, në favor të një llogarie tjetër brenda bankës;
  • Shërbimi Bankar nëpërmjet Internetit – Internet Banking – ju ofron mundësinë për të aksesuar llogaritë tuaja 24 orë në ditë;
  • Transaksione me kartën e biznesit MasterCard në Pikat e shitjes (POS);
  • Veprime në bankomate me kartën e biznesit;
  • Veprime të Këmbimeve Valutore
  • Depozita me Afat
  • Cek LLogarie
  • Aktivitetin e detajuar të Llogarisë, me të gjitha veprimet e kryera, e cila lëvrohet tek ju në mënyrë periodike sipas kërkeses, në adresën e biznesit tuaj ose të cilën mund ta tërhiqni në bankë.

Shënim: Hapja e një llogarie rrjedhëse nuk ka si kusht depozitimin e një shumë të caktuar si gjëndje minimale të kërkuar.
 
Depozitimi i Kapitalit Themeltar te Kompanisë para krijimit të saj (në LEK)
Një kompani, para krijimit të saj mund të depozitojë kapitalin themeltar, që kërkohet nga Qëndra Ndërkombëtare e Regjistrimit për qëllime regjistrimi. Banka hap një llogari specifike për kompaninë në krijim, derisa kompania të ketë marrë aprovimin e duhur.
 

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML