intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Llogaria Rrjedhëse_Individët

spacer
Çfarë është një Llogari Rrjedhëse ? Llogaria Rrjedhëse është një llogari e cila ju ofron mundësinë të kryeni veprime në çdo moment pa asnjë kufizim.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey
Në cilat monedha mund të hapet një Llogari Rrjedhëse?

  • LEK Lek
  • EUR Euro
  • USD Dollarë Amerikanë
  • BGP Paund Britanik
  • CHF Franga Zviceriane
Çfarë veprimesh mund të kryej me Llogarinë Rrjedhëse?
Nëpërmjet Llogarisë Rrjedhëse ju mund të bëni të gjitha llojet e pagesave që dëshironi, qoftë brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Gjithashtu nëse keni një Llogari Rrjedhëse ju mund të kryeni pa asnjë komision pagesa në të gjitha qytetet ku Intesa Sanpaolo Bank Albania është e pranishme, si dhe mund të kryeni shlyerje detyrimesh për institucione shtetërore si OSSH, tatim-taksat, sigurimet shoqërore, telefoninë celulare, etj. Ndërkohë, Llogaria Rrjedhëse ju mundëson gjithashtu pranimin e pagesave, transfertave apo derdhjeve nga palët e treta në emrin tuaj.
 
A ka komision mujor për mirëmbajtjen e kësaj llogarie?

Po. Për këtë llogari mbahet një komision mujor i cili aplikohet për efekt mirëmbajtje llogarie.
 
A mund të kem një kartë debiti nëse kam hapur një Llogari Rrjedhëse?

Po. Nëse hapni një Llogari Rrjedhëse, brenda së njëjtës ditë ju mund të pajiseni nëse dëshironi më një prej kartave tona të cilat ju mundësojnë tërheqjen Kesh 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në të gjitha qytetet ku banka është i pranishëm, pa asnjë detyrim, si dhe ju mundësojnë kryerjen e veprimeve në të gjithë botën, kudo ku shihni logon e kartave VISA ose MasterCard.
 
Nëse hap një Llogari Rrjedhëse a mund të pajisem me blloqe çeqesh ?
Po. Llogaria Rrjedhëse ju ofron mundësinë e pajisjes me blloqe çeqesh dhe përdorimin e tyre për të tërhequr Kesh ju vetë, si dhe për t’i mundësuar dikujt tjetër të tërheqë nga llogaria juaj nëse ju dëshironi.
 
Është e mundur të hap një Llogari Rrjedhëse në emrin tim dhe të ndonjë pjestari tjetër të familjes time? Nëse ‘po’, si do të jenë të drejtat tona në këtë llogari?

Po. Llogaria Rrjedhëse mund të ketë një apo disa mbajtës të llogarisë (titullarë), të cilët duhet të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së saj. Të drejtat e tyre në llogari caktohen nga vetë mbajtësit e llogarisë dhe specifikohen në formën e aplikimit që firmoset në momentin e hapjes së llogarisë.
 
A paguaj ndonjë detyrim për hapjen e një Llogarie Rrjedhëse?
Hapja e një Llogarie Rrjedhëse mund të bëhet në çdo moment pa paguar asnjë komision.
 
Çfarë dokumentash duhet të sjell për të hapur një Llogari Rrjedhëse?
Asgjë më shumë sesa një dokument identifikimi, si pasaportë të vleshme, letërnjoftim, apo çertifikatë me fotografi (lëshuar 3 muajt e fundit).
 
Nëse hap një Llogari Rrjedhëse, a është e mundur të përdor shërbimin on-line që banka ofron?

Po. Nëse keni një Llogari Rrjedhëse ju mund të abonoheni në shërbimin bankar nëpërmjet internetit - Internet Banking, që ju mundëson:

  • verifikim, printim gjëndje dhe nxjerrje llogarie
  • pagesa faturash si p.sh. OSSH, tatim-taksat, celularet, sigurimet shoqërore, doganat, etj
  • transferime fondesh brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • vënie fondesh në depozitë me afat
  • kërkesë blloqe çeqesh, etj
  • 2 4 orë në ditë, 365 ditë në vit.
Si mund të informohem për ecurinë e Llogarisë Rrjedhëse?
Nëse paraqiteni në një nga degët apo agjencitë tona ju mund të pajiseni në çdo moment me aktivitetin e llogarisë tuaj, për çdo periudhë që dëshironi përkundrejt asnjë pagesë. Gjithashtu, Banka ofron mundësinë e verifikimit të gjëndjes së llogarisë suaj nga interneti nëpërmjet shërbimit tonë – Internet Banking.
 
A mund të kem Paradhënie nga Banka në Llogarinë time Rrjedhëse?
Po. Për më tepër informacion interesohuni pranë shërbimit të klientelës për kushtet e Paradhënies Bankare.
 
Çfarë duhet të bëj për të hapur një Llogari Rrjedhëse?

Mjafton të paraqiteni pranë sporteleve të Intesa Sanpaolo Bank Albania ku stafi i shërbimit të klientelës do t’ju ofrojë një shërbim të shpejtë dhe të kualifikuar.

 

Pasqyra e të Dhënave Kryesore të Produktit - Key Fact Statement

 

Llogari Rrjedhëse për Individë

 

CALL CENTER
8006000 (Falas nga Albtelecom & Eagle)
TEL: +355 4 22 76 000
CEL: +355 69 20 80 903
info@intesasanpaolobank.al

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML