intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Marrë nga shtypi: DPE i Intesa Sanpaolo shprehet, banka nuk ka konsideruar rritjen e kapitalit

spacer
Firenze, Itali (MF-Dow Jones) – Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo SpA (ISP.MI), Corrado Passera u shpreh të martën se banka, me bazë në Milano, nuk e ka konsideruar nevojën e rritjes së kapitalit, duke sqaruar kështu disa thënie që qarkullonin në treg ditëve të fundit.
home

Marrë nga shtypi:

DPE i Intesa Sanpaolo shprehet, banka nuk ka konsideruar rritjen e kapitalit

Firenze, Itali (MF-Dow Jones) – Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo SpA (ISP.MI), Corrado Passera u shpreh të martën se banka, me bazë në Milano, nuk e ka konsideruar nevojën e rritjes së kapitalit, duke sqaruar kështu disa thënie që qarkullonin në treg ditëve të fundit.
 
Në një prononcim të shkurtër gjatë një takimi, krye ekzekutivi i Intesa Sanpaolo’s gjithashtu u shpreh se raportet e kapitalit të bankës ishin në linjë me synimet e përcaktuara më parë, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme.
 
Intesa Sanpaolo, banka më e madhe italiane për shërbimin ndaj klientëve individë, është ndërkohë duke ndihmuar disa fondacione bankare italiane të cilët aktualisht janë aksionerë të konkurrentes së saj UniCredit SpA (UCG.MI), që kërkon të financojë planin për forcimin e kapitalit të vet.
 
Të martën, zoti Passera konfirmoi raportet mbi ndihmën që banka është duke i dhënë disa fondacioneve bankare, por refuzoi nxjerrjen e informacioneve të mëtejshme. “Ne jemi një bankë që siguron fonde për klientët tanë kur ata kërkojnë fonde,” tha Passera.
 
Disa aksionerë të UniCredit SpA. kanë ofruar të mbështesin të drejtat e bankës për të ofruar rreth 500 milion Euro, në kuadër të një plani më të gjerë për forcimin e kapitalit prej 6.6 miliard Euro.
 
 

Burimi: Dow Jone NewsPlus. Sabrina Cohen, Dow Jones Newswires

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML