Marreveshje me Grupin SanPaolo IMI per shitjen e 80% te aksioneve te BASH
Tirane, 20 tetor 2006 - Fondi Shqiptaro–Amerikan i Ndermarrjeve (FSHAN) ka arritur ne parim nje marreveshje me Grupin SanPaolo IMI per shitjen e 80% te aksioneve te Banke Amerikane te Shqiperise, duke mbajtur nje pjesemarrje prej 20% te aksioneve.
Sot, Banka Amerikane e Shqiperise ka mundesi te zgjeroje aktivitetit te saj si ne sasi ashtu edhe ne cilesi. Shqiperia po rritet dhe Banka Amerikane e Shqiperise duhet ta udheheqe kete rritje. Per ta arritur kete ne duhet te kemi nje pozicion solid financiar dhe nje strategji te perqendruar per te qene me te forte dhe me konkurues.
Kriteret tona per bashkimin me nje institucion financiar nderkombetar kane qene:
Se pari, emri dhe natyra e BASH-it do te vazhdoje njesoj si ne kohen e Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve, per çdo transaksion. Pra do te jete e njejta Banke.
Se dyti, te paret jane klientet tane. Ky veprim thjesht do te zgjeroj me tej gamen e produkteve qe ne u ofrojme atyre.
Se treti, ne kemi krijuar nje ekip i cili eshte me i mire ne Shqiperi. Te gjithe drejtoret dhe stafi yne ekzistues do vazhdoje te menaxhoje Banken. Per me teper tani ne do jemi ne gjendje qe t’i ofrojme stafit tone me shume mundesi per trajnime, arsimim, ngritje ne pergjegjesi dhe perparim. Gjithashtu çdo punonjes i Bankes eshte njekohesisht edhe aksioner.
Se katerti, kjo ngjarje do ta beje Banken Amerikane te Shqiperise me te afte per t’i sherbyer vendit dhe zhvillimit te metejshem te ekonomise. Ne nuk jemi te interesuar te qendrojme aty ku jemi. Ne te ardhmen mund te kete mundesi te tjera zgjerimi ne rajon me stabilizimin e metejshem te situates ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi .
Se pesti, kapitali qe krijohet nga çdo transaksion i mundshem, per pjesen me te madhe, do qendroje ne Shqiperi per te çuar me tej misionin tone, asgje me shume dhe asgje me pak.
Duke pasur parasysh edhe nevojen ne rritje per financimin e projekteve te medha infrastrukturore ne Shqiperi, Banka Amerikane e Shqiperise do jete e pozicionuar me se miri per te shfrytezuar fuqine dhe njohurine financiare specifike te Grupit SanPaolo IMI ne tregun nderkombetar, jo vetem ne drejtim te financimit per projektet e medha por edhe ne ekspertizen e emetimit te obligacioneve.
SanPaolo IMI eshte vleresuar maksimalisht (A rating) ne tregun nderkombetar. Ai kryeson tregun bankar Italian dhe bashkimi me Banken Intesa do rezultoje ne krijimin e Grupit financiar me nje total aktivesh prej 550 miliard euro, kapital aksioner 30 miliard euro, 6.200 dege dhe agjenci ne te gjithe vendin dhe mbi 1000 dege jashte tij. Fitimi i perbashket neto per gjashte mujorin e pare te vitit 2006 u vleresuar 2.6 miliard euro.
Grupi financiar SanPaolo IMI gezon nje prezence te gjere ne gjithe Europen Lindore ne Hungari, Rumani, Slloveni, Rusi, Kroaci, Bosnje Hercegovine, Sllovaki, Serbi dhe me se fundmi ne Shqiperi me Banken Italo Shqiptare.
Grupi SanPaolo IMI renditet i treti ne zonen e Euros per kapitalizimin e tregut dhe e katerta per kreditimin.
Nepermjet kesaj marreveshje, Banka Amerikane e Shqiperise sjell fuqiplote ne Shqiperi Grupin Bankar kryesor nderkombetar per vazhdimin e zhvillimit te metejshem jo vetem te sistemit bankar, por edhe te vendit tone. |