intesa_logo
informohu
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Mbyllet me sukses Milan Junior Camp në Tiranë

spacer
Më 10 korrik, u mbyll me sukses parku futbollistik – Milan Junior Camp, ku rreth 300 fëmijë patën mundësinë të zbaviten duke u stërvitur me metodat e trajnimit të klubit më të njohur italian A.C. Milan. Në ceremoninë e mbylljes fëmijët dhe prindërit u përshëndetën nga organizatorët e aktivitetit si dhe sponsorët lokalë. Më pas çdo fëmijë mori një çertifikatë pjesëmarrje.
home

Gjithashtu, u zgjodhën edhe pesë fëmijët më të talentuar të cilët do marrin pjesë në një aktivitet tjetër futbollistik që kësaj here do zhvillohet në stadiumin San Siro në Milano ku gjendet edhe klubi sportiv A.C. Milan.
 
Marco Schembri, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë që organizon Milan Junior Camp në shumë vende të rajonit, në fjalën e tij, falënderoi të gjithë fëmijët pjesëmarrës, sponsorët lokalë dhe shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e frytshëm me ta si dhe vetë eksperiencën pozitive të këtij aktiviteti në vendin tonë.
 
Falë përkujdesjes së trajnerëve të ardhur nga Italia, gjatë një jave fëmijët e të gjitha grupmoshave nga 8 deri në 16 vjeç, praktikuan me teknikat e përgatitjes sportive, aq e domosdoshme për çdo futbollist profesionist.
 
Por mbi të gjitha, vetë eksperienca stërvitore në fushë do t’ju shërbejë edhe jashtë saj. Ata patën mundësinë të kuptojnë vlerën e përgatitjes (fizike dhe mendore) e cila i lejon të ‘luajnë’ si profesionistë të vërtetë jo vetëm në fushë, por edhe në shkollë dhe në jetë.
 
Kjo ishte hera e dytë që ky kamp zhvillohet në Shqipëri, falas për të gjithë fëmijët, falë edhe mbështetjes së sponsorëve lokalë si Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Të gjitha Lajmet freccia_news

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML