Milan Junior Camp serish në Tiranë (6-10 korrik 2009)
 Pas suksesit të padiskutueshëm që Milan Junior Camp Tirana pati vitin e kaluar, sivjet ky aktivitet futbollistik kaq i veçantë për fëmijët, do të organizohet sërish në data 6-10 korrik.
Me qëllim përzgjedhjen e fëmijëve që do të marrin pjesë, duke filluar nga dita e sotshme deri në 17 qershor, banka organizon një lotari për përzgjedhjen e 40 pjesëmarrësve nga 8 deri në 16 vjeç.
Shorteu për përzgjedhjen e fëmijëve do të zhvillohet me datë 18 qershor, por nëse dëshironi që fëmija juaj të marrë pjesë në Milan Junior Camp, atëherë ju ftojmë të nxitoni.
Si mund të merrni pjesë në llogari ?
Hapi i parë:
-
Hapni llogari FUTURA, ose;
-
Aplikoni për pagesën automatike të energjisë dhe të ujit, ose;
-
Aplikoni për urdhër të përhershëm pagese.
Hapi i dytë:
-
Tërhiqni kuponin pranë Shërbimit të Klientelës;
-
Depozitoni njërën pjesë në Kutinë e Llotarisë Milan Junior Camp 2009 në Zyrën Qendrore të Intesa Sanpaolo Bank Albania: Rr. Ismail Qemali, Nr. 27, Tiranë.
Hapi i tretë:
- Merrni pjesë në shorteun e organizuar në Zyrën Qendrore të Intesa Sanpaolo Bank Albania, që do zhvillohet më datë 18 qershor 2009. Ora 17:00.
Për informacion të mëtejshëm ose për të aplikuar, ju lutem drejtohuni në degën tonë më të afërt.
|